Hamasi liron 4 ushtare izraelite në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë

LINDJE E MESME- Hamasi ia dorëzoi të shtunën Izraelit katër ushtaret izraelite të mbajtura rob në Gazë. Ndërkohë, Izraeli i liroi 200 të burgosur ose të paraburgosur palestinezë siç është paraparë në marrëveshjen e tyre për armëpushim në Rripin e Gazës. Militantët e Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE, së pari i parakaluan ato nëpër “Sheshin Palestinez” në qendër të qytetit Gaza, para se t’i dorëzonin te Kryqi i Kuq, i cili i dërgoi ato më pas në Izrael.

Ndërkohë, Izraeli i liroi 200 të burgosur palestinezë, të cilët nuk do të lejohen të kthehen në Rripin e Gazës apo në Bregun Perëndimor, sipas televizionit shtetëror egjiptian, Qahera TV, i cili tha se ata mbërritën në pjesën egjiptiane të pikëkalimit kufitar të Gazës, Rafah. Egjipti shërbeu si ndërmjetës kyç në bisedimet mbi njëvjeçare që çuan në marrëveshjen e armëpushimit.

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, e publikoi më vonë një video që shfaqte pengjet e liruara duke u mirëpritur në një bazë ushtarake izraelite. Më vonë, zyra e Netanyahu tha se Arbel Yehoud, një penge civile e mbajtur nga Hamasi, duhej të ishte liruar të shtunën. Ajo deklaroi se Izraeli nuk do t’i lejojë palestinezët të fillojnë të kthehen në veri të Gazës, siç pritej të ndodhte të dielën, derisa ajo të lirohet.

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi ka njoftuar ndërmjetësit se Yehoud do të lirohet javën e ardhshme. Armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit ka synon t’i japë fund luftës më vdekjeprurëse dhe shkatërruese që është zhvilluar ndonjëherë midis tyre. Marrëveshja e brishtë nuk është shkelur deri më tani, dhe ka bërë që të ndalen sulmet ajrore dhe raketore dhe ka mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave në territorin e vogël bregdetar.

Tri pengje të mbajtura nga militantët u liruan në këmbim të 90 të burgosurve palestinezë, të gjithë gra dhe fëmijë, fundjavën e kaluar kur hyri në fuqi armëpushimi. Katër ushtaret izraelite, Karina Ariev, 20 vjeçe, Daniella Gilboa, 20 vjeçe, Naama Levy, 20 vjeçe dhe Albag, 19 vjeçe, u u zunë rob gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi luftën. Në këmbim të tyre, Izraeli duhej t’i lironte 200 të burgosur, përfshirë 121 që po vuanin dënime të përjetshme, sipas një liste të publikuar nga Hamasi.

Ndër militantët më famëkeq që po lirohen janë Mohammad Odeh, 52 vjeç, dhe Ëael Qassim, 54 vjeç, të dy nga Jerusalemi Lindor. Ata akuzohen për kryerjen e një sërë sulmesh vdekjeprurëse të Hamasit kundër izraelitëve, përfshirë një sulm me bombë në një mensë në Universitetin Hebraik të Jerusalemit në vitin 2002, ku u vranë nëntë persona, përfshirë pesë shtetas amerikanë. Katër ushtaret e liruara u kapën në bazën Nahal Oz pranë kufirit me Gazën, kur militantët palestinezë e pushtuan atë, duke vrarë më shumë se 60 ushtarë atje.

Pritej që Izraeli të fillonte të tërhiqej nga korridori i Netzarimit – një rrugë lindje-perëndim që ndan Gazën në dy pjesë – dhe t’i lejonte palestinezët e zhvendosur në jug të ktheheshin në shtëpitë e tyre të mëparshme në veri, për herë të parë që nga fillimi i luftës. Por, kjo duket se është pezulluar deri në lirimin e Yehoud. Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi tha më herët se palestinezët e zhvendosur do të lejohen të kthehen në veri të Gazës duke filluar nga e diela. Ministria, e cila mbikëqyr forcat e policisë, tha se palestinezët do të mund të lëvizin midis jugut dhe veriut të Gazës në këmbë përmes rrugës bregdetare Rashid.

Është e paqartë se çfarë do të ndodhë pas fazës së parë gjashtëjavore të marrëveshjes, por ka shumë shpresa se ajo do të çojë në përfundimin e luftës që ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka zhvendosur pjesën më të madhe të popullsisë dhe ka lënë qindra mijëra njerëz pa ushqim.

Lufta filloi kur militantët e Hamasit thyen barrierat kufitare në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 250 të tjerë. Më shumë se 100 pengje u liruan gjatë një armëpushimi njëjavor nëntorin e vitit 2023. Izraeli beson se të paktën një e treta e më shumë se 90 pengjeve që po mbahen ende në Gazë, u vranë në sulmin fillestar ose vdiqën në robëri./ REL

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Miku i Grenellit Fitim Çeku: Ambasada amerikane në Shkup nën hetim të brendshëm për përfshirje politike dhe lobim kundër Grubit

Prishtinë, 6 Korrik 2025 – Gazetari nga Kosova, Fitim Çeku, ka bërë një deklaratë të fortë në një postim të tij të fundit, duke...

Ngjela për Vuçiqin: Jeton në mesjetë – Kosova nuk është më ëndërr serbe

Tiranë, 6 Korrik 2025 – Avokati dhe analisti i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të presidentit serb, Aleksandër...

Haradinaj përkujton 27-vjetorin e betejës së Loxhës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27 vjetorin e betejës së Loxhës, duke thënë se ishte një ndër përballjet...

Lufta e qeveris Kurti me Sektorin privat dyfishin iporttin nga serbia me 100%

Prishtinë, 6 Korrik 2025 – Kosova ka shënuar një rritje të ndjeshme të importit nga Serbia gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2025, duke...

Anketa e AKE-së: Të miturit në Maqedoni kalojnë mesatarisht deri në pesë orë në ditë në internet

Shpejtësia e paqëndrueshme e lidhjes, ndërprerjet/mungesa e disponueshmërisë së shërbimit dhe problemet me pajisjet teknike janë problemet më të shpeshta të përmendura gjatë përdorimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu