Ku e gjetën guximin rebelët e “Vojvodës”?

Mediat në gjuhen shqipe mbëmë kanë njoftuar se dje janë rrahur dy nxënës shqiptarë nga një grup tifozësh të “Vojvodës”, të përzgjedhur vetëm se janë shqiptarë.

Klima politike me ngjyra shovene po rikthehet pas disa vitesh të kthimit në pushtet të komitëve të VMRO-së, si tregues i supremacisë së komitëve dhe të pushtetit në jetën publike si një ngritje e temperaturës politike përmes rrahjes dhe frikësimit të shqiptarëve nga grupe zagarësh të yshtur nga pushteti për përfitime politike në prag të zgjedhjeve lokale.

Kjo nuk është forma demokratike e një pushteti që kërkon të marrë në zotërim ato zona dhe komuna ku komitët nuk i fitojnë dot, por përpiqen me metoda makeaveliste përmes sejmeneve të tyre të garojnë si të pavarur, që në fakt janë të varur dhe të kapur fund e krye si servilë të bindur të pushtetit.

Yshtjet dhe ndërsimi i zagarëve të pushtetit përmes bandave kriminale të tifozerisë shoviniste të “Vojvodës”, nuk do t’i frikësojnë tetovarët apo shqiptarët gjithandej nëpër komunat shqiptare që mos të votojnë kandidatët e Mickos për kryetarë komunash, por do të vendosin sipas vullnetit të tyre.
Ahere, ku e morën guximin bandat shoviniste që t’i rrahin nxënësit shqiptarë?
Sigurisht, që ata banda rrugeçësh janë nën mbrojtjen e pushtetit despotik të kryekomitit Micko, në të kundërtën ne shtetin e së drejtës banda e vojvodës do ishin arrestuar qysh mbrëmë!

Ku janë trimat e ndryshimit Mexhiti dhe Fetai, si zv. kryeministra të këtij pushteti që të dalin në konferenca për shtyp për t’u deklaruar se jo vetëm e dënojnë dhunën barbare të rrugeçërve të “Vojvodës”, por t’i bëjnë thirrje organeve të rendit t’i nxjerrë para përgjegjësisë këta tifozë shovenë që ushtruan dhunë ndaj nxënësve shqiptarë dhe jo vetëm.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se në vend do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, përpara përfundimit të mandatit të legjislaturës aktuale. Ai...

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu