Hysni Gucati lajmërohet nga Haga: Kjo është një padrejtësi e rëndë që po i bëhet luftës sonë të drejtë për liri

Kreu i Veteranëve, Hysni Gucati ka qenë në Hagë, derisa sot është rrëzuar mocioni për ish-krerët e UÇK-së, shkruan Demos.
Njoftimi i plotë:

Sot, bashkë me miq dhe bashkatdhetarë, ishim të pranishëm në seancën e Gjykatës Speciale, ku me një vendim të padrejtë dhe arbitrar, u hodh poshtë mocioni i mbrojtjes për lirimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në fuqi të gjitha akuzat.

Kjo nuk është drejtësi. Kjo është një padrejtësi e rëndë që po i bëhet luftës sonë të drejtë për liri. Është një vendim që më shumë ngjan me hakmarrje politike sesa me një proces të drejtë gjyqësor.

Sot, çlirimtarët e Kosovës, burrat që i prinë luftës për çlirim, duhej të liroheshin dhe të ktheheshin në atdhe, pranë familjeve të tyre dhe popullit që i do dhe i respekton. Ata nuk meritojnë të mbahen pas grilave, ata meritojnë nderim dhe përkrahje.

U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, nga Presidentja, Kryeministri e deri te Kuvendi, që të reagojnë me forcën dhe dinjitetin që kërkon kjo situatë. Nuk mjafton vetëm heshtja apo deklaratat formale kërkohet që Kosova zyrtare të dalë hapur në mbështetje të bijve të saj që u flijuan për lirinë që sot ne e gëzojmë.

Liria nuk është krim. Lufta jonë nuk ishte luftë pushtuese, por një betejë për jetë, dinjitet dhe të drejtë. Është koha të jemi të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur vlerat tona, historinë tonë dhe ata që e shkruan me gjak lirinë tonë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu