Grubi për Taravarin: Ai që tradhëton partinë e vet, që kërcen nga prehëri në prehër nuk zhduket nga skena politike por merret me akuza

Pas lajmeve në disa portale se babai i Blerim Bexhetit ishte pjesë e UDB-së ka reaguar Artan Grubi nga BDI ku tha se, në aspektin kombëtar, për Blerim Bexhetin nuk ka asgjë për kontestim dhe për Arban Taravarin tha se, në vend që të zhduket nga skena politike, akuzon Blerim Bexhetin.

“Ai që thotë që lufta e vitit 2001 nuk ka qenë luftë dhe e quan luftën gabim, që tradhëton partinë e vet, që kërcen nga prehëri në prehër, që poshtëroi popullin e vet duke pranuar rolin e servilit, vazalit, puthadorit, në vend se të struket e zhduket nga skena publike e ta ndërpres këtë dëm epokal kombit dhe të drejtave tona, paska akuzuar Blerim Bexhetin sot, edhe atë imagjinoni, në kontekst kombëtar.

Çdo fjalë e shqiptuar nga ju është gënjeshtër, çdo vepër e juaja është tradhëti! Unë dhe Blerimi vërtet kemi dallimet tona për shumë gjëra në politikë, por, në aspektin kombëtar nuk ka asnjë hapësirë për kontestim. Shpifjet e juaja të përditshme e të gërditshme si dhe gjuetia e shtrigave nga mungesa e të arriturave dhe kredibilitetit, nuk ua fshijnë vulën e tradhëtisë në ballë”, tha Grubi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

AKI-Strugë: Denoncim për uzurpim të hapësirës publike nga kandidati për kryetar, Mendi Qyra

Një qytetar i Strugës ka reaguar publikisht, duke denoncuar një rast të uzurpimit të hapësirës publike në qytet. Sipas tij, kandidati për kryetar të...

Juventusi shkarkon trajnerin Igor Tudor

Juventusi ka njoftuar sot zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Igor Tudor nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Së bashku...

Arrestohet drejtori i “Higjienës Komunale”-Shkup, Sabahadin Rustemi

Njësia për Krim Ekonomik pranë SPB Shkup pasditen e sotme ka sekuestruar dokumentacion shtesë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për mosveprim lidhur...

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. BalkanWeb dhe News24 mësojnë,...

Arben Taravari: Ndikimi i “Botës Serbe” në Maqedoni është fakt i pakontestueshëm- pas Vuçiçit qëndron Rusia

Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka folur hapur për rrezikun e ndikimit serb dhe rus në Maqedoninë e Veriut,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu