Grubi: “Jemi bë bashkë të gjitha partitë politike, progresive për ta fituar komunën e Butelit!

Fronti Europian hapi shtabin në Butel, Aziri: Në RMV ka edhe tendenca anti-evropiane, të fitojë rruga Europiane

Në Butel të Shkupit, Fronti Europian hapi shtabin zgjedhor komunal për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe ato parlamentare të 8 majit.

Në një atmosferë impozante dhe në prezencë të anëtareve, aktivistëve, simpatizantëve të partive nga Fronti Europian para një numri të madh qytetarësh të Butelit, eksponentë dhe zyrtar të lartë të partive të koalicionit europian folën për rëndësinë e zgjedhjeve të dyfishta dhe rëndësinë e vazhdimit të rrugëtimit gjeostrategjik të vendit drejt BE.

Nënkryetari i ASH dhe kandidat i Frontit Europian në zonën 2, Elmi Aziri, tha se Maqedonia e Veriut është vend në të cilin vazhdimisht paraqiten kriza latente, kriza të fshehura, zakonisht këto kriza dalin në sipërfaqe para cikleve zgjedhore.

“Çka në të vërtet po ndodh? Në Maqedoninë e Veriut i kemi dy tendenca kryesore – njëra është tendenca europiane të cilën e përfaqësojmë ne, dhe tjetra është tendenca anti-evropiane e cila sado që është e softisikuar megjithatë nxjerrë në sipërfaqe këto tendenca”, vlerësoi Aziri.

Të pranishëm në hapje ishin edhe zëvendës kryeministri Artan Grubi, deputeti Arbër Ademi, dhe kandidatët për deputet Sadulla Duraku, Skender Rexhepi-Zejd, Dijana Toska, etj.

Grubi foli për rëndësinë e krijimit të “Frontit Europian” dhe zgjedhjeve të dyfishta, presidenciale dhe parlamentare në raport me orientimin strategjik të vendit drejt SHBA-së dhe BE.

“Jemi bë bashkë të gjitha partitë politike, progresive për ta fituar komunën e Butelit. Zgjedhjet e 24 prillit dhe ato të 8 majit, nuk janë vetëm se zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, por janë zgjedhe të cilat do ti përcaktojnë edhe zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Në këto zgjedhje kemi ballafaqim konceptesh, e bardha me të zezën, e mira me të keqen, sevapi me haramin, Amerika me Rusinë, e ju zgjidhni në cilën anë jeni. A jeni në anën e të zezë, haramit dhe Rusisë, apo jeni në anën e të mirës, të bardhë, Amerikës dhe sevapit”, tha zëvendëskryeministri Grubi para të pranishmëve.

Sadulla Duraku në fjalën e tij foli për rëndësinë e verdiktit të popullit.

“E nderuara rini, të kesh atdhedashuri është shumë lehtë, duhet të ecish vetëm në rrugë të drejt. Atdhedashuri është të kesh arsim cilësor, ekonomi te zhvilluar, te punosh me nder dhe ndershmëri, të fitosh në zgjedhje dhe të marrish verdiktin e popullit dhe të ruash si sytë e ballit. Andaj, këto synime për tu realizuar, mund të realizohen vetëm me frontin europian. Të nderuar qytetarë, tani e keni rasti të tregoni një atdhedashuri edhe ju duke votuar presidentin Bujar Osmani me 24 prill dhe me 8 maj – Frontin Europian”, u shpreh Duraku.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu