Gruaja në Tiranë sjell në jetë katërnjakë të shëndetshëm

Një ngjarje e gëzueshme ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku një nënë solli në jetë katërnjakë nga një shtatzëni krejtësisht natyrale.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila ndau emocionet e këtij momenti të veçantë në rrjetet sociale: “Nga familja fantastike e Rozetës dhe Geraldos, të cilët janë bekuar me katërnjakët Roal, Alrda, Roar dhe Auro, ardhur nga një shtatzëni natyrale. Jetë të gjatë vogëlushëve, të cilët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë spitalin”, – shkruhet në njoftim.

Katërnjakët, tre djem dhe një vajzë, gëzojnë shëndet të plotë dhe janë bërë simbol i një mrekullie të rrallë në maternitetin e kryeqytetit. Ky rast ka prekur shumë qytetarë, që kanë përgëzuar familjen e re për bekimin e pazakontë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dështimi i qeverisë, Haxhiu-partive tjera: S’ka terminale apo tenderë në emër të votës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të votimit për formimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës. Ajo e ka...

“Një ditë e mirë shqiptare” – Valon Syla shkruan pasi nuk u votua Qeveria Kurti 3

Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka shkruar pasi sot në Kuvendin e Kosovës nuk ka arritur t’i mbledh 61 vota, Qeveria Kurti 3. Këtë...

Dështimi i Qeverisë “Kurti 3” në fokusin e mediave botërore

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për dështimin e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për të siguruar mbështetjen parlamentare për formimin e qeverisë...

Robert Mileski mbështet Mendi Qyrën: Projektet tona do të realizohen me Qyrën

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Robert Mileski, përmes një statusi publik në rrjetet sociale, ka njoftuar se mbështet kandidatin tjetër...

Helmohen më shumë se 40 qen endacak në Kërçovë, reagojnë aktivistët për mbrojtjen e kafshëve

Më shumë se 40 qenve endacakë, disa prej të cilëve janë gjetur pranë shkollës fillore “Sande Shtërjoski” në Kërçovë janë helmuar. Aktivistët kanë paralajmëruar se...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu