Gripi sezonal/ Lumani: Më të rrezikuar fëmijët dhe gratë shtatzëna 20 Janar, 2025

Fillimi i gjysëmvjjetorit të dytë për nxënësit dhe shoqërimi në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta janë disa nga faktorët që mund të kontribuojnë në rritjen edhe më të madhë të numrit të rasteve me grip.

Sipas autoriteteve, kulmi i rasteve pritet në mes të shkurtit.

“Gripi sezonal ka bërë që numri i pacienteve Ne qendrat e mjeksis shtëpijake të shtohet, grupet më të rezikuara ndaj këtij gripi mbeten gratë shtatëzëna dhe fëmijët”.
Sedat Lumani, mjekë familjarë, në një prononcim për Televizonin Klan Maqedoni, deklaroj që gjatë këtij gripi sezonal ka raste sporadike me viruse të llojë-llojshme, nga ku numri i pacienteve të cilët kërkojnë shërbime ditore dominojnë me sintome virale ose të ftohjes, e gjithë kjo sipas Lumanit nga ndotja e ajrit dhe temperaturat e ulta në vend.

“Jemi në piskun e terminit për tu paraqitur dhe kështu që ka raste sporadike me viruse të llojë-llojshme, po sidomos me këtë virusin sezonal. Numri i pacientëve të cilët vijnë kërkojnë shërbime ditore, dominonë me sintome virale ose të ftohjes, prej ndotjes së ajrit prej temperaturave të ulta dmth me sintome të ngjashme janë ato kokdhimbje, rrjedhje të hundës, kollitje, teshtirje, molisje, dhimbje të muskujve kështu që duhet të kemi kujdesë më shumë në këtë sezon”.
Mjekët rekomandojn që fëmijët që tashmë kanë shfaqur simptoma të ngjashme me gripin të izolohen dhe të mos shkojnë në shkollë” – tha Sedat Lumani, mjek familjar.

“Më të rrezikuar janë fëmijët, shtatëzanet, njerzit me sëmundje kronike kardiovaskulare, sidmos ato me sëmundje si asma dhe njerëzit e moshuar. Prej sot fillon edhe shkollat, të kenë kujdesë sepse nëse ka ndonjë me sintome të gripit ose ndonjë sëmundje respiratore më mirë të largohet sesa të infektojë të tjerët” – tha Sedat Lumani.

Në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), i cili i referohet periudhës 6-12 janar, thuhet se janë raportuar 1053 raste të personave të prekur nga gripi dhe sëmundje të ngjashme, që është 3.2 herë më shumë se në vitin e kaluar në krahasim me javën e kaluar. Numri i të infektuarve me grip është në rritje, me numrin më të madh të të infektuarve në Shkup. Instituti i Shëndetit Publik thotë se mbrojtja më efektive kundër gripit është vaksinimi dhe e rekomandon atë për të gjithë popullatën.

Që nga java e dytë e vitit 2025, gjithsej 72,318 persona në vend janë vaksinuar me vaksinën kunër gripit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

Radoiçiçi, gazetarët dhe grusht-shteti: Çka tha presidentja Osmani?

Presidentja e Kosovës thotë se hetimet e autoriteteve nuk kanë pasur për objekt gazetarët, por strukturat kriminale të Serbisë, që pastaj kanë rezultuar në...

FSK pranoi dronët Puma nga SHBA, flasin njohësit – japin sinjale pozitive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar fluturaket pa pilot të tipit AeroVironment RQ-20 Puma,...

Vuçiç i quajti eurodeputetët “fundërrinat më të këqija”, Brukseli gati të marrë vendimin drastik ndaj tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ndezur polemika të forta pas deklaratave fyese ndaj eurodeputetëve të Partisë së Gjelbër Evropiane, të cilët i quajti...

Zeqirija Ibrahimi jep lajmin e mirë: Avokati i njohur Memet Seferi, kandidat për komunën e Vrapçishtit

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka dhënë lajmin e mirë për qytetarët e Komunës së Vrapçishtit. Kësisoj, me propozim të degëve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu