Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 02:17 të mëngjesit të së martës në brigjet e Rodosit .
Epiqendra e tërmetit ndodhej 21 kilometra në veri të Rodosit dhe thellësia u vlerësua në 64.9 kilometra.
Tërmeti u ndje në shumë zona të Turqisë, si dhe në Kretë.
Më parë, dridhja ishte llogaritur në 5.7R, 26 kilometra në verilindje të Rodosit me një thellësi prej 40 kilometrash.
Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar vlerësoi se dridhja ishte me magnitudë 6R me një epiqendër 19 kilometra në veri të Rodosit.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.