Greqi: Shqiptarët e burgosur futen në grevë urie, ankohen për shkelje të të drejtave

Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë sepse sipas tyre u janë shkelur të drejtat që i takojnë për lirimin me kusht. Në grevë janë futur edhe të dënuar të kombësive të tjera. Përmes një deklarate, ata kërkuan nga ana e institucioneve të drejtësisë në Greqi që të merren masa për kërkesat e tyre.

Personat që kohën e kalojnë prapa grilave, kërkojnë që të rregullohet kuadri ligjor për lirimet me kusht, në mënyrë që së pari të zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, si dhe të mos cenohet e drejta që të trajtohen me ligjin me të butë.

Të dënuarit pretendojnë se drejtësia greke nuk e njeh të drejtën e lirimit me kusht, dhe se po i mban në burg në mënyrë të paligjshme. Sipas informacioneve të disa prej të dënuarve ata kanë 1-2 vite që janë në pritje për të shqyrtuar kërkesat e tyre për lirim me kusht, ndërkohë janë afro 16 mijë të dënuar dhe paraburgosur që deri në fund të korrikut mund t’u bashkohen grevës./klantv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

AKI / Fetahu takon afaristët lokal: Bizneset private janë shpirti i Dibrës

Dibër, Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Fetahu, ka zhvilluar një takim me afaristë dhe...

Ahmeti: Sakrificat e shqiptarëve të Kroacisë janë dëshmi e pathyeshmërisë dhe luftës për liri dhe dinjitet

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka pritur në takim anëtarë nga Shoqata e Shqiptarëbe mbrojtës të Kroacisë dhe pjesëtarë tjerë të komunitetit shqiptarë në...

Kosova paguan shtrenjtë për ‘egot’ e liderëve

Gjatë 10 ditëshit të fundit të muajit shtator, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja e jashtme në detyrë, Donika Gërvalla-Schawrz...

Haqim Ramadani nga VLEN bën atë që se bënë të tjerët: E vendos vetë tabelën në shqip në Gurgunicë

Atë që se bënë të tjerët e bën Haqim Ramadani nga VLEN. Kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, ka bërë një veprim jo...

AKI: Shefi i PR-it të Kasamit, Adnan Selmani përfitoi mbi 150 mijë euro nga buxheti i Tetovës

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka dalë sot me akuza të ashpra ndaj kryetarit në ikje të Tetovës, Bilall Kasami, duke pretenduar se shefi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu