Gjykata Supreme refuzoi ankesën për “Alfa-n”, pamundësohet rigjykimi për Agim Islamin!

Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e Almir Derplaninit i dënuar në rastin “Alfa”, me këtë mbyllet mundësia për rigjykim të rastit, raporton Alsat.

“Gjykata Supreme, konkretisht këshilli penal i kësaj gjykata në rastin “Alfa” ka vendosur që ta hedh poshtë ankesën e Almir Derplaninit i dënuar në rastin “Alfa”. Me këtë pamundësohet rigjykimi për këtë rast. E Agim Islami për të cilin shumë herë ishte premtuar drejtësi do të vazhdojë të mbetet në burg, deri në një moment të ri por që në këto rrethana është pothuajse i pamundur”, raporton Adrian Kerimi, Gazetar.

“Këshilli në seancën e mbajtur më 14 shkurt 2024 në rastin e njohur në opinion si “Alfa” hodhi poshtë ankesën si të pabazë”, thonë nga Gjykata Supreme.

Në këshillin i cili ka hedhur poshtë ankesën e Derplaninit i dënuar me burg të përjetshëm në këtë rast, në mesin e persë gjykatësve janë edhe dy gjykatës shqiptar: Xhemali Saiti dhe Shpend Devaja. Bashkë me to këshillin e përbëjnë: Mirjana Llazarova-Trajkovska, Anita Boshkovska dhe Jelica Krstevska.

Ankesa e Derplaninit daton nga 13 janari i vitit 2023 dhe i referohej lartësisë së dënimit, përkatësisht dënimit me burg të përjetshëm. Mbrojtja në rastin “Alfa” kishte përgatitur super ekspertizë përmes të cilës ishte dëshmuar se të dënuarit në këtë rast: Agim Islami, Almir Derplanin dhe Rexhail Qerimi tashme i ndjerë nuk janë autorët e vrasjes në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup në vitit 2008.

Gjykata Penale deri tek e cila ishte dorëzuar kërkesa për rigjykim mbi bazën e dëshmive të reja, kishte kërkuar së pari kushtin që Gjykata Supreme ta hedh poshtë vendimin për Derplaninin i cili ishte gjykuar në procedurë të ndarë, më pas të bashkohet lënda bashkërisht me akuzën ndaj Agim Islamit dhe në tërësi, mbi bazën e vlerësimit të dëshmive të reja, të vendoset për rigjykim. Me këtë vendim shuhet mundësia për rigjykim në këtë rrugë ligjore. Agim Islami do të vazhdojë të mbetet në burg, pavarësisht se disa herë nga eksponent politik nëpër studio televizive kishin deklaruar se ai është i pafajshëm dhe së shpejti pritet lirimi i tij. Agim Islami do të vazhdojë të mbetet në burg, derisa një fat të tillë e ndan edhe Almir Derplanini, ndërsa Rexhail Qerimi ndërroi jetë burg duke pritur drejtësi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu