Gjykata Kushtetuese PRANON edhe një tjetër nismë kundër LIGJIT PËR GJUHËN SHQIPE

Shkup, 28 janar – Gjykata Kushtetuese e pranoi edhe një iniciativë tjetër për vlerësimin e Ligjit për Gjuhët, i njohur më mirë si Ligji për gjuhën shqipe, shkruan gazeta KOHA. Kjo nismë daton në vitin 2019 dhe është dorëzuar nga një grup avokatësh dhe qytetarësh, si dhe nga partia VMRO-DPMNE. Këta të fundit janë thirrur në seancë përgatitore më 20 mars në orën 10:00, kur objekt debati do të jetë përmbajtja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur të mbajë një seancë përgatitore më 20 mars në lidhje me iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe të kërkojë një “Amicus Curiae”, ose “këshilla miqësore” nga Komisioni i Venecias. Janë 13 iniciativa kundër këtij ligji, ndërkohë që VMRO tashmë në pushtet ka dorëzuar dy prej tyre. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shpërfillja e gjuhës shqipe nga vredistët!

Këto ditë zëvendëskryeministri vredist i qeverisë së koalicionit Bekim Sali, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Davosit, ka shpërndarë një pllakat përkujtimor...

“Safe City” apo gjobitje selektive? Sela akuzon qeverinë për eksploatim të shqiptarëve

Ziadin Sela: Projekti “Safe City” po përdoret për zhvatje të shqiptarëve Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së implementimit...

BDI-Çair: Sheshi Skënderbeu pa fazën e tretë, 20 milionë euro zhduken nga buxheti

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair vazhdon, siç thotë, “serialin e ekspozimit të mashtrimit të madh” nga ana e qeverisë dhe pushtetit...

VMRO-VLEN-ZNAM dhe Levica votuan “Safe City”, nga 1 shkurti nisin gjobat

81 vota “për” gjobat që vijnë nga “Safe City”. VMRO-VLEN-ZNAL, Levica dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri kanë votuar që nga 1 shkurti...

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Qyteti i Sigurt”

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Safe City”. Ministria e Brendshme thotë se tabelat janë vendosur në përputhje me Rregulloren për shenjat...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu