Gjykata Administrative do të vendosë për ankesat në 11 komuna

Nga përfundimi i seancës së djeshme të KSHZ-së, ku u hodhën poshtë të gjitha 57 ankesat e paraqitura për raundin e parë të zgjedhjeve lokale, me të marrë vendimet e Komisionit, rrjedh afati ligjor prej 24 orësh që palët e pakënaqura nga këto vendime të kërkojnë të drejtën e tyre në shkallë të dytë përmes padive në Gjykatën Administrative.

Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko, theksoi se të gjitha ankesat janë shqyrtuar brenda afatit ligjor, dhe presin nëse ndonjë nga ankuesit do të fitojnë të drejtën për të shqyrtuar rivotimin në ndonjërën nga 11 komunat.

“Do të jenë të përgatitura vendimet e KSHZ-së për vendimet që u morën për ankesat, në afatin e parashikuar ligjorë, pas pranimit të të njëjtave, parashtruesit kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi në shkallë të dytë, me padi në Gjykatën Administrative. Pasi të vendos gjykata, ne për të gjitha këto komuna ku kishte ankesa, në seancë publike, pas disa ditësh varësisht nga procedurat gjyqësore do të dalim me paraqitjen përfundimtare të rezultateve”, tha Boris Kondarko.

Nga 44 komunat për të cilat KSHZ-ja shpalli rezultatet fillestare zyrtare të zgjedhjeve për kryetar komune të hënën, ankesat mund të ndryshojnë situatën për 11, pasi që rezultatet atje ende nuk janë përfundimtare dhe do të jenë pas vendimit të Gjykatës Administrative, si në: Haraçinë, Bogdancë, Bosilovë, Butel, Veles, Gazi Babë, Krivogashtan, Prilep, Resnjë, Çairi dhe Çashkë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje hodhi poshtë të gjitha 57 ankesat e paraqitura për raundin e parë të zgjedhjeve lokale. 37 prej tyre kishin të bëjnë me procedurën e përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve të votimit, dhe 20 ankesa ishin për vetë procedurën e votimit.

“Në seancë publike i sqaroi të gjitha ankesat, kishte gjithsej 37 ankesa për rezultatet e votimit. Dhe më parë, sipas pikës së mëparshme 6, 20 ankesa për procedurën e votimit. Gjithsej 57 ankesa, disa prej të cilave përfshinin më shumë vendvotime. Të gjitha ankesat u hodhën poshtë sot si të pabazuara, pra disa u tërhoqën nga palët parashtruese, dhe disa u hodhën poshtë si të papranueshme”, tha Boris Kondarko.

Sipas KSHZ-së, kjo nënkupton se në 33 komuna, zgjedhjet lokale janë mbyllur që në raundin e parë, për kryetarë dhe për këshilltarë, të cilët do të certifikohen me mandate sipas afatit ligjor. Prej 80 komunave aq sa kemi në total, në raundin e dytë më 2 nëntor do të votohet në 36 komunat e mbetura në balotazh dhe në Qytetin e Shkupit./TV21/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 300 mjekë shqiptarë vitet e fundit braktisën Maqedoninë e Veriut

Mjekët e rinj që diplomojnë në fakultetet e mjekësisë përgatiten të largohen nga Maqedonia e Veriut, ndërsa janë në studime. Më shumë se 300...

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Sarajevë, 24 tetor – Zëvendëskryetarja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Radmila Shekerinska, është deklaruar pas nënshkrimit në Bruksel të Programit të Parë të...

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet një videokonference, teksa filloi samiti i koalicionit të udhëheqësve perëndimor, të cilët janë aktualisht brenda...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari...

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Konkluza kryesore nga mbledhja e sotme e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e qartë dhe unanime: Të shkohet menjëherë në zgjedhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu