Lloga e rregulloj me ligj perdorimin e gjuhes shqipe, VLENI e heq nga LES.

Krenar Lloga: “vLEN-DPMNE po e zhbën gjuhën shqipe nga ligji, veprim tendencioz dhe antikushtetues”

Ish-ministri shqiptar i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër pas propozim-ligjit të ri për Ekzekutimin e Sanksioneve, ku është hequr paragrafi që garantonte përdorimin e gjuhës shqipe në kartelat e legjitimimit për drejtorët e burgjeve.

“Atë që e rregulluam ne në vitin 2024, tani po e zhbën vLEN-DPMNE. Heqja e gjuhës shqipe nga ligji është tendencioze, kriminale dhe antikushtetuese,” – ka shkruar Lloga.


Ai akuzoi qeverinë dhe partnerët e saj për një qasje armiqësore ndaj gjuhës shqipe dhe të drejtave kushtetuese të shqiptarëve, duke paralajmëruar se ligji nuk mund të kalojë pa shumicën e Badenterit:

“Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve, pikërisht për shkak të kësaj përmbajtjeje që tenton të fshijë gjuhën shqipe me kërkesë të deputetëve të #AKI-së, do të duhet t’i nënshtrohet votimit të Badenterit. Dhe këtë shumicë të nevojshme për votim kjo Qeveri antishqiptare 🚫🇦🇱 e antimaqedonase 🚫🇲🇰 nuk e ka dhe nuk do ta ketë kurrë.”

Lloga shtoi se vLEN do të përpiqet të paraqitet si “shpëtimtar” i situatës, por sipas tij, është pikërisht ky koalicion që ka krijuar problemin. Ai përfundoi reagimin me një paralajmërim politik:

“Fryma dhe qasja e treguar nga vasalët dhe padronët do të marrë fund më #19tetor.”

Ky zhvillim pritet të ndezë debat të ri në opinion, pasi heqja e gjuhës shqipe nga legjitimimet shihet si hap prapa në të drejtat gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Danimarka befason botën: Ushtria urdhërohet të qëllojë këdo që shkel territorin, përfshirë edhe aleatët!

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

Trump urdhëron komandantët të hartojnë “planin e pushtimit” të Grenlandës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar komandantët e forcave speciale të hartojnë një plan për pushtimin e Grenlandës, transmeton Anadolu. Një raporti nga gazeta...

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes...

Latifi: “Shqipja🇦🇱 u hoq nga Telekomi, Ziba hesht- 150.000 denarë në muaj për zero llogaridhënie”

Kush e hoqi shqipen nga Telekomi? Heshtja që kushton 150 mijë denarë në muaj Para tetë muajsh, aktivistja Anita Latifi ngriti publikisht shqetësimin se nga...

Stafi i Egjiptit lexon Kur’an për ta ndihmuar ekipin në ndeshjen vendimtare ndaj Bregut të Fildishtë

Stafi teknik i Kombëtares së Egjiptit u pa duke lexuar Kur’an dhe duke u lutur gjatë ndeshjes dramatike kundër Bregut të Fildishtë, në kuadër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu