Gjashtë ministri në protestë, kërkojnë rritje pagash

Punonjësit e disa ministrive si dhe të Entit Shtetëror të Statistikave protestuan sot për shkak se nuk është aprovuar rritja e shtesave në paga prej 30 për qind. Sipas Sindikatës së punëtorëve të administratës së organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Çështjeve Evropiane, Transformimit Digjital, Transportit dhe Lidhjeve kërkojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive, me të cilën punonjësit do të kenë rritje shtesë të pagave 30 për qind. Pas njoftimeve të tilla, Qeveria bëri të ditur se nuk kanë marrë një kërkesë të tillë nga sindikatat, por edhe se një rritje prej 30% në këtë moment është përtej mundësive të buxhetit. Dy ditë më parë në protestë dolën edhe punonjësit të Avokaturës Shtetërore të cilët gjithashtu kërkojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive që parashikon rritje shtesë të pagave me 30 për qind.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-ushtari i UÇK-së, Bashkim Mani, varroset sot në Varrezat e Veteranëve në Haraçinë

Ka ndërruar jetë Bashkim Mani, 45-vjeç, ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Shkupi. I riu dje ka pësuar sulm në zemër, ndërsa nuk është...

Kongresi i BDI-së, Ahmeti në fjalimin e tij do të paraqesë katër rezoluta strategjike

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. TV21 mëson se përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave partiake,...

SHKUPI NË VEND TË DYTË NË EVROPË PËR AJRIN MË TË NDOTUR SOT

Shkup, sot – Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut renditet sot në vendin e dytë në Evropë për ajrin më të ndotur, duke u shndërruar...

BDI sot mban Kongres në Shkup

Sot në Shkup Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë Kongresin partiak. Sipas deklaratave dhënë nga zyrtarët e partisë, pritet që Ali Ahmeti të rizgjidhet...

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu