Gërvalla nuk përshëndeten me Osmanin pas adresimit të zv.presidentit amerikan (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla po qëndrojnë në Mynih ku po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Anise të tre përfaqësojnë Kosovën, takimet i kanë pasur të ndara. Ndërkohë, deri më tani nuk kanë publikuar asnjë fotografi së bashku.

Osmani, e cila garoi në një listë me Vetëvendosjen në zgjedhjet e vitit 2021, tash e sa kohë i ka bërë publike mosmarrëveshjet me Qeverinë Kurti, duke përfshirë këtu edhe Donika Gërvallen, e cila drejton partinë “Guxo” të themeluar nga vetë ajo.

Të premten, të tre kanë përcjellur fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance.

Pas përfundimit të adresimit të tij, ata duket se nuk janë përshëndetur fare me njëri tjetrin. Të paktën, kështu tregojnë disa pamje në platformën YouTube.
Ndiqni momentin nga minuta 19:32.
Kliko per te pare VIDEON!
Ndryshe, Kurti në margjina të konferencës ka takuar një deputete finlandeze, Tytti Tuppurainen. Më pas, njëjtë si Osmani ai u takua edhe me emisarin e ri të BE-së për dialogun, Peter Sorensen.

Me këtë të fundit, u takua edhe Gërvalla.

Sipas agjendës, udhëheqësit e Qeverisë Kurti nuk pritet të jenë pjesëmarrës në ndonjë prej paneleve të organizuara këtë vit.

Madje, është parë se në një prej tyre, do të flitet pikërisht për anëtarësimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian. Kurti, i cili gjatë mandatit të tij ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për antarësim, nuk do të jetë pjesëmarrës.

Në panelin “Gati për 2030? Përshpejtimi i anëtarësimit të Ballkanit në BE”, do të jenë kryeministri i Shëqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu