Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif Arifi. Dy herë e ka çarë Aleancën për Shqiptarët, dy herë ka shërbyer si levë për pushtetin, dhe sot shpërblehet me një post të lartë në Qeveri. Në këtë lojë, tradhtia nuk të fundos – të ngjit.

Paralelisht, ai nuk harroi as “sigurinë familjare”: vajza e punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes, aty ku 72 punonjës janë maqedonas dhe e vetmja shqiptare është pikërisht ajo. Një “barazi etnike” sipas modelit të Latifit – privilegji personal, jo interes kolektiv.

Ironia arrin kulmin kur pikërisht ky njeri, i njohur për linçime publike, shpifje dhe trillime kundër figurave të ndryshme vetëm për interesa të ngushta, sot ulet si përgjegjës për “lirinë e medias”. Transparenca e tij është e thjeshtë: kush më pengon, shpifet; kush më sfidon, linçohet. Kjo është “etika e re” e komunikimit publik.

Emërimi i tij nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e heshtur, por vendimtare, të Mickoskit. Përçarja e shqiptarëve është arma më e fortë e tij, dhe Latifi është shndërruar në kampionin e kësaj formule. Sa herë shqiptarët shkatërrojnë veten, Mickoski fiton terren. Dhe sa herë ndonjë Latif ngjitet në post, është vetëm sepse dikush në VMRO ka vendosur se ja vlen shpërblimi.

Përçarja e shqiptarëve shpërblehet me karrige, paga dhe privilegje. Dhe Mickoski nuk ka pse të bëjë asgjë – mjafton të shikojë e të qeshë, sepse njerëz si Latifi i bëjnë punën më mirë se kushdo tjetër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH-Sela sot mban Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të mbajë Kuvendin e pestë të partisë. Kuvendi do të...

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim...

A po i kërcënon votuesit Hekuran Murati? Nëse VV nuk fiton e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa paga

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të fitojë e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa...

Gjendet vetura e vjedhur e Adri Rogaqit dhe Iliriana Sadriut, ai reagon me një mesazh zhgënjyes për të afërmit: “U rrëzova dhe pashë kush...

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin e njohur, Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu. Gjithçka nisi parmbrëmë në...

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu