Gazetarët iu ankuan për mungesë transparence/ Kasami reflekton, shtron darkë për gazetarët!

Ditë më parë gazetarët e qytetit të Tetovës shprehën revoltën e tyre ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit për mungesë transparence, gjë të cilën e manifestuan duke ia shprehur drejtëpërdrejtë këtë ankesë kreut të Komunës.

Por siç duket Kasami ka reflektuar pas ankesave të gazetarëve, me ç’rast sonte ka shtruar darkë për gazetarët.

Kështu kanë informuar nga Komuna e Tetovës, të cilët në njoftimin e tyre shkruajnë:

“Sonte, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, organizoi një brifing dhe darkë të përbashkët me gazetarët dhe kameramanët që veprojnë në territorin e komunës sonë. Në takim u shpreh qartë përkushtimi i palëkundur për një komunikim të hapur dhe të ndershëm me publikun. Informimi dhe transparenca janë parimet bazë të punës sonë. Bashkë me ju, gazetarët tanë të nderuar, vazhdojmë të ndërtojmë një komunë që llogaritet dhe mbështetet mbi fakte të sakta e të paanshme. Përkushtimi ynë për zhvillimin e Tetovës vazhdon me hapa të sigurt, duke u mbështetur gjithmonë tek bashkëpunimi dhe informimi i drejtë!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu