Gashi: Shqipja duhet të jetë e barabartë me maqedonishten! Nëse Gjykata Kushtetuese e lexon drejt Ligjin dhe Kushtetutën

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në një intervistë për gazetën LAJM, ka folur për paralajmërimet e Gjykatës Kushtetuese se në fillim të tetorit do të shqyrtojë nismat që kontestojnë disa nga nenet e Ligjit për Gjuhët.

Gashi, tha se shqiptarët duhet të jenë të relaksuar, pasi, sipas tij, nëse Gjykata Kushtetuese e lexon drejt Ligjin me amendamentin V të Kushtetutës, përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, do të avancohet.

Kreu i Kuvendit, thekson se niveli i përdorimit të shqipes në RMV nuk është në nivelin e duhet dhe se beteja politike e partive shqiptare duhet të jetë që gjuha shqipe të barazohet me maqedonishten.

“Ne duhet të besojmë në institucione. Gjykata Kushtetuese ekziston për ta vlerësuar kushtetueshmërinë e ligjeve. Ne si shqiptarë duhet të jemi të relaksuar, të besojmë se amendamenti i V i kushtetutës, i cili është shkruar dhe është dakorduar pas konfliktit dhe luftës së armatosur së vitit 2001, me ekspert ndërkombëtar, natyrisht se është menduar mirë, është analizuar mirë dhe kur është vendosur aty, gjithë ne e dimë që ideja e amendamentit V ka qenë që gjuha shqipe të jetë zyrtare me gjuhën maqedonase. Dhe unë besoj thellë se një lexim i drejtë i gjykatës kushtetuese do ta avanconte përdorimin e gjuhës shqipe në nivel të gjuhës zyrtare, për shkak se amendamenti V thotë gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj është zyrtar, si dhe gjuha të cilën e flasin mbi 20%, tjetër nga shumica, është gjithashtu është e njejtë në përdorim me gjuhën maqedonase. Unë kam biseduar edhe me të ndjerin Xhejms Perdju i cili ka qenë njëri prej lehtësuesve dhe negociatorëve të Marrëveshjes së Ohrit. Ai në një debat publik pati thënë se përse nuk është gjuha shqipe zyrtare duhet t’i pyesni politikanët. Ideja e Marrëveshjes së Ohrit ka qenë që gjuha shqipe të jetë zyrtare në nivel të shtetit dhe prandaj unë jam I relaksuar nga ajo se si do të interpretohet. Mjafton të interpretohet objektivisht dhe mendoj se nuk do të ketë asnjë problem. Por, nga ana tjetër, ne duhet të mësohemi të mos shfaqim frikë sepse ajo i bie se ne e kemi kontrabanduar gjuhën shqipe. Nuk është ashtu. Gjuha shqipe dhe niveli i gjuhës shqipe është i mangët. Nuk është në nivelin që duhet të përdoret dhe beteja jonë politike duhet të zhvillohet në drejtim që t’i bindim palët në vend që gjuha shqipe një ditë të jetë zyrtare, bashkë me maqedonishten”, tha Gashi për gazetën LAJM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu