Gashi-Dreksler: Vendi të vazhdojë rrugën e eurointegrimeve dhe të zbatojë detyrimet e marra

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Petra Dreksler, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit. Gashi, theksojnë nga atje, e përshëndeti iniciativën dhe aktivitetet që dalin nga Procesi i Berlinit, duke përfshirë edhe dimensionin e fundit parlamentar dhe mbështetjen e deputetit special për Ballkanin, Saracin.

“Pa dyshim, ndër më të rëndësishmet është mirënjohja për Rezolutën e Bundestagut në rrugën tonë drejt BE së, veçanërisht njohja e kulturës, identitetit dhe gjuhës maqedonase, si një segment i rëndësishëm i bashkëpunimit intensiv në të gjitha nivelet ndërmjet të dy parlamenteve. U theksua edhe programi IPS për të rinjtë, i cili duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, si dhe mbështetja e fondacioneve Fridrih Ebert dhe Konrad Adenauer për partitë politike të vendit”, thuhet në njoftim.

Dreksler e konfirmoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet të dy vendeve dhe të dy parlamenteve, duke shprehur mirënjohjen për qasjen tonë ndaj programit IPS dhe kënaqësinë për dobinë e programeve të të dy fondacioneve gjermane tek aktorët politikë të brendshëm.

“Lidhur me Procesin e Berlinit, informoi për dhjetëvjetorin e sivjetshëm dhe mbajtjen e Samitit në Berlin, ndërsa duke shpresuar për pjesëmarrjen e
delegacionit parlamentar në këtë ngjarje. Ambasadorja shpreson se në periudhën e ardhshme vendi do të vazhdojë me ritme të pandërprera në rrugën e integrimit evropian dhe me zbatimin e detyrimeve të marra deri më tani”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu