Ganimete Musliu: Qeverisë Kurti po i vije fundi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të pare të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se me Qeverinë Kurti në Kosovë janë 75 mijë vende pune më shumë dhe se kanë ulur papunësinë nga 23.8% në 10.8%.

Ajo thotë se deklarata e zëvendëskryeministrit Bislimi është tentative për të manipuluar opinionin publik.

‘’Deklarata për 75 mijë vende pune nga zëvendësministri Bislimi është një tentativë për të manipuluar opinionin publik’’ thotë ajo.

Për të mungesa e transparencës dhe provave të qarta, po nxjerrë në pah mashtrimin e pastërt të kësaj Qeverie.

‘’Mungesa e transparencës dhe e provave të qarta për këto numra nxjerr në pah një nivel të lartë të mashtrimit nga ana e Qeverise. Këtë strategji manipulese mund ta interpretojmë si një mashtrim të pastër dhe ikje nga premtimet e tyre’’ tha ajo për FrontOnline.

Deputetja e PDK-së, potencon se kjo strategji e manipulimit e demton besimin e qytetarëve ndaj instutcioneve.

‘’Kjo strategji e manipulimit e dëmtonë besimin e qytetarëve në institucionet dhe politikat e qeverisë. Kjo qasje ndaj statistikave dhe premtimeve të punësimit e ka përkeqësuar frustrimin e qytetarëve dhe po ndikon negativisht në stabilitetin social dhe ekonomik, ku si pasoj afer gjysem milioni qytetar e kanë braktisur Kosovën’’ shprehet Musliu.

Musliu, tha se kësaj Qeverie po i vije fundi.

‘’Fatbardhësisht po i vie fundi kësaj qeverie’’ deklaroj ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu