Fyerje të turpshme ndaj ambasadorit shqiptar Mejdani: VLEN kapërcen çdo kufi etik dhe institucional

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është bërë sërish shënjestër e fyerjeve dhe sulmeve publike nga eksponentë dhe përkrahës të koalicionit VLEN, vetëm pak ditë pasi u falënderua publikisht nga banorët e Krushevës dhe Nerovës për ndihmën që dha në zgjidhjen e çështjes së shkollës shqipe në fshatin Nerovë.

Në vend të vlerësimit institucional për një kontribut që synon përmirësimin e kushteve të arsimit shqip, ambasadori Meidani u përball me një valë reagimesh denigruese. Ndër to, spikati komenti i deputetes Imeri Stafa, e cila jo vetëm që hodhi poshtë rolin e ambasadorit, por u shfaq duke miratuar publikisht edhe ofendimet e rënda të anëtarëve të tjerë të koalicionit të saj ndaj përfaqësuesit të shtetit shqiptar.

“Shkolla në Nerovë u legalizua nga Qeveria VLEN. Nuk e di çfarë kontributi ka dhënë ambasadori Mejdani që po gllabëron meritat?! Ku ishit deri tani?”, shkroi deputetja në një koment që u pasua me “pëlqime” ndaj fyerjeve të tjera të artikuluara ndaj ambasadorit.

Sulmet ndaj Meidanit nuk janë të parat. Ai ishte vënë në shënjestër edhe më herët, kur doli publikisht në mbështetje të stabilitetit institucional pas largimit të Arben Taravarit nga Qeveria, gjë që nxiti reagime të ashpra nga të njëjtat struktura.


Kjo fushatë e përsëritur sulmesh ndaj një përfaqësuesi zyrtar të Republikës së Shqipërisë është cilësuar nga shumë analistë dhe qytetarë si një precedent i paprecedentë dhe i dëmshëm për marrëdhëniet shqiptaro-shqiptare në rajon. Veprimet e tilla jo vetëm që shkelin normat e etikës politike dhe të komunikimit publik, por minojnë edhe frymën e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.

Ndërkohë, shumë aktivistë dhe qytetarë, përfshirë edhe zëra nga BDI, kanë dalë në mbështetje të ambasadorit Mejdani, duke e vlerësuar si një figurë të përkushtuar dhe të palodhur në çështjet që prekin komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Me ironi dhe qetësi, ambasadori Mejdani i është përgjigjur të gjithë kësaj me vetëm tre fjalë: “Ju dua shumë.”

Një përgjigje që thekson diferencën mes etikës diplomatike dhe gjuhës së urrejtjes që, fatkeqësisht, po normalizohet nga segmente që pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë”

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë” Hoxhë Bedri Lika ka reaguar ndaj atyre që shpesh thonë se imamët nuk duhet...

Mexhiti dhe Kasami në Strugë: për të ndarë përvojat e qeverisjes me Mendi Qyrën

Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, priti në shtabin e tij zgjedhor dy figura të njohura politike shqiptare në Maqedoninë e...

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga “Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm...

Trump miraton dërgimin e mbi 3 mijë raketave ERAM për Ukrainën

Quhet shpesh si “raketa tre-në-një” për shkak të aftësive të saj anti-ajrore, anti-raketë dhe anti-anije Administrata Trump ka miratuar këtë javë shitjen e 3 mijë...

Mexhiti akuzon ish pushtetin: Po hapim Deren e parkingut nëntoksor të Muzeut në Çarshi të mbyllur me dekada!

Izet Mexhiti: E hapëm derën e mbyllur për dekada të parkingut nëntokësor tek Muzeu, duke vënë në funksion një hapësirë të rëndësishme që do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu