Bela: Alternativa dhe fundi i keqmenaxhimit në Çair

Shkruan: Valon F. Bela
Alternativa dhe fundi i keqmenaxhimit në Çair

Është e qartë se edhe partia Alternativa po synon t’i japë fund keqmenaxhimit 20-vjeçar të Komunës së Çairit. Tentativa e Izet Mexhitit për të mobilizuar anëtarët e partisë, duke premtuar se në rast të fitores së tij do të pasojë Bekim Sali, është tregues i qartë i kësaj përpjekjeje. Por siç thotë fjala e urtë: “Kur dhelpra s’mund të kapë rrushin, thotë se është i tharë.”

Izeti mes kalkulimeve politike

Izet Mexhiti po mundohet, por duket qartë se “hesapi i çarshisë” nuk po i del me “hesapin e shtëpisë”. Në këtë ritëm, gjithçka tregon se në tetor ai as nuk do ta fitojë Komunën, e as nuk do të mbetet në Qeveri. Përpjekjet e tij, më shumë sesa strategji fituese, ngjasojnë me një luftë për mbijetesë politike.

Mickoski dhe paralelja me Gruevskin

Nga ana tjetër, Hristijan Mickoski nuk ka fuqi ta mbajë qeverinë me “vazalë humbës”, sado që të mundohet. Legjitimiteti shqiptar është pengesa kryesore, dhe këtë e ka mësuar edhe Nikola Gruevski kur tentoi eksperimentin me PDSH-në në vitin 2006. Historia tregon qartë: kush provon ta injorojë faktorin shqiptar, përfundon i përplasur përtokë.

Tetori – muaji i llogarive politike

Tetori është afër. Dhe me të, shumë figura politike do të përballen me verdiktin e qytetarëve. Disa prej tyre, që e menduan se bota sillet rreth tyre, do të zbresin nga skena dhe do të mbeten vetëm si një shënim i zbehtë në margjinat e historisë politike të vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nevzat Bejta a do rikandidohet për komunën e Gostivarit, ja çfarë thotë?

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, po përmendet gjithnjë e më shumë si kandidat i mundshëm i koalicionit VLEN në zgjedhjet e jashtëzakonshme...

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu