Fronti Europian: VMRO sulmon Frontin dhe promovon opozitën shqiptare!

“Të frikësuar nga fitorja e Frontit Europian, VMRO-DPMNE dhe krerët e saj, vazhdojnë të shpifin kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa akuzojnë njëjtë sikurse qendrat e shumta pro-ruse në Maqedoninë e Veriut. Së fundmi, nënkryetari i VMRO-së, Timço Mucunski, ka akuzuar BDI-në për korrupsion duke shtua se “lidershipi aktual i BDI-së nuk duhet të ketë pozicion në asnjë qeveri të ardhshme që do të formohet”, thuhet ne reagimin e BDI-së.

“BDI dhe Fronti Europian vlerëson se VMRO-DPMNE është partia e fundit që duhet të flasë për krimin dhe korrupsionin, sidomos kur dhjetëra procese gjyqësore janë ende aktive kundër zyrtarëve të saj që nuk arritën të largoheshin nga vendi. E përkujtojmë Mucunskin dhe VMRO-në se, sikurse në dy ciklet e fundit zgjedhor, BDI ka qenë ajo që i ka fituar zgjedhjet dhe se, njëjtë do të ndodhë edhe më 24 prill dhe më 8 maj, kur Fronti Europian i kryesuar nga BDI, do të jetë fituesi absolut dhe çelësi për formimin e Qeverisë së ardhshme”, vijon reagimi i BDI-se.

“Opinioni publik me kohë e ka të qartë se cila parti e dëshiron luftën kundër korrupsionit dhe cila parti është sinonim i krimit dhe korrupsionit. Thirrja e Bashkimit Demokratik për Integrim për veting të gjithsecilit që drejton apo nominohet për të drejtuar ndonjë detyrë shtetërore mbetet e hapur, përkundër refuzimit për ta votuar pikërisht nga ana e VMRO-DPMNE-së. Për të dëshmuar të kundërtën, e sfidojmë Mucunskin dhe Mickoskin që t’u bëjnë thirrje deputetëve të tyre dhe që tani – me këtë përbërje aktuale të deputetëve – ta miratojmë propozim-ligjin e BDI-së për veting që me vite pret në Kuvend”, perfundon reagimi i BDI-se.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gërvalla i del në krah Krakit: Analist” mercenar rrugaç, por me prof. Nezirin kot e keni, marre ju koftë!

🔴 Donika Gërvalla reagon ashpër pas 'përplasjes' Olluri - Kraki në emisionin ”Presing” të T7: “Televizion rrugaç.. Moderator rrugaç. “Analist” mercenar rrugaç. Por me prof. Nezir Krakin...

2.9 milionë euro dëm shtetit – Rozeta Hajdari përballë drejtësisë

Kryeministri në atë kohë, Albin Kurti, i doli në mbrojtje Hajdarit, duke mohuar çdo shkelje apo korrupsion Prokuroria Speciale e Kosovës, të martën e 11...

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu