Fronti Europian prezantoi programin zgjedhor “Europa 2030”

Një kryeministër për të gjithë, jo Rusisë po Evropës dhe marrëveshje e konsensusit ekonomik, janë tre shtyllat kryesore të programit të Frontit Europian, me të cilin garon në zgjedhjet parlamentare. Fatmir Besimit nga ky bllok politik, i cili është edhe ministër aktual i Financave, duke prezantuar programin zgjedhor tha se, shtylla e parë për kryeministër për të gjithë, është vazhdimësi e konceptit një kryeministër shqiptar.

“Nëse në ciklin paraprak kishim kryeministër i parë shqiptar, kjo është vazhdimësi e këtij koncepti. Edhe atëherë edhe sot, kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të jetë një person i cili është i barabartë për të gjithë. Gjegjësisht, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut është kryeministër i të gjithë qytetarëve”, tha Fatmir Besimi.

Sa i përket shtyllës së dytë, Besimi tha se ka të bëjë me integrimin e vendit në BE, bashkëpunimi rajonal, gjeopolitika dhe NATO si dhe partneriteti strategjik me ShBA-në.

“Jo Rusisë, po Europës theksohet për arsye të zhvillimeve gjeopolitike të fundit, duke ditur se kemi luftë në kontinentin evropian dhe sfida të tjera të cilat paraqiten në forma të luftës hibride, në kohërat moderne të teknologjisë si dhe sfidave të mjedisit”, tha Fatmir Besimi.

Ndërkaq, shtylla e tretë “Marrëveshje për konsensus ekonomik”, sipas Besimit, parasheh partneritet me të gjithë aktorët në shoqëri, komunitetin e biznesit, përfaqësues të sindikatave dhe përfaqësues të organizatave tjera në shoqëri./tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kovaçev kërkon publikimin e emrave të personave me shtetësi bullgare: Në Maqedoni ka mbi 180.000 qytetarë me pasaporta bullgare

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një takimi me gazetarë...

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

Prokurori Shpëtim Peci urdhëron rinumërim në Mitrovicë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së refuzojnë pa u hetuar manipulimet

rokurori Shpëtim Peci ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Megjithatë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së...

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu