FOTOLAJM/ Kryeministri Rama shfaqet krah Albin Kurtit!

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka ndarë foton familjare.

Në foto shfaqen liderët e vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së, ndërsa shihet që kryeministri i vendit tonë, Edi Rama është pranë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Ndërkohë ngjitur me Kurtin është kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski, ndërsa Aleksandër Vuçiç duket në anën tjetër, krah presidentes së KE-së.

Në një postim në X pas takimit, Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkim Evropian.

“Sot i prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Që të gjitha gjashtë vendet e kanë vendin në Evropë. Pikërisht për këtë jemi duke punuar. Njëkohësisht, ne jemi duke i sjell ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër tonave me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, shkroi ajo.

Takimi i Von der Leyen me liderët e Ballkanit ishte informues lidhur me qëllimet dhe misionin që do të ketë KE-ja në pesë vjetët e ardhshëm, sa do të zgjasë mandati i saj i dytë në krye të këtij institucioni.

Von der Leyen ka caktuar kandidaten nga Sllovenia, Marta Kos, si komisionare për Zgjerim, që do të thotë se ajo do të merret edhe me raportet me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen me këtë takim po ashtu dëshmoi se edhe në mandatin e ri do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së.

Në takim u diskutua edhe për “agjendën e reformave dhe rritjes”, të cilat tashmë i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Bosnja e Hercegovina ka qenë e fundit që ka dorëzuar një dokument të tillë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në Shkup po punohet për pastrimin e plotë rreth lumit Vardar

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugë dhe Rrugica” – Shkup informojnë se vazhdojnë aktivitetet me pastrim shtratit të lumit Vardar. “Ekipet NP “Rrugë dhe Rrugica” –...

Tahiri: Peci tentoi të joshë partitë me poste qeveritare për të arritur koalicione

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri në RTV21 ka theksuar se përkrahja për fushatën e tij është e bazuar në vullnet...

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Pas dhjetë vjetësh nga zgjedhja e tij si anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në vitin 2015, profesori Izet...

Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në...

Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Rusia e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj me qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vucic, të gjendur në një udhëkryq mes saj dhe Perëndimit. Zëdhënësja e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu