Fotografi të flotës së kamionëve ushtarakë të ardhur nga Gjermania për FSK-në!

Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Adem Jashari” në Prishtinë, të martën u inaugurua Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë.

Në po këtë ditë FSK-ja u furnizua edhe me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”.

E pas ceremonisë së inaugurimit të kësaj qendre, kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari panë nga afër flotën e kamionëve të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë
“Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman. Nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion”, tha Kurti.
Sipas tij, këta kamionë multifunksionalë janë të pajisur me teknologji moderne dhe janë të dizajnuar për operacione logjistike dhe veçanërisht taktike.

E Zyra e Kryeministrit në një njoftim për media ka bashkëngjitur edhe fotografi të flotës së kamionëve ushtarakë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kosovë/ Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca

Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca Një person ka vdekur dhe dy të tjerë...

Besarta Alija reagon ndaj deklaratave të Izet Mexhitit: “Sulmet tregojnë frikë nga një realitet i ri politik”

Sot, Besarta Alija ka reaguar ashpër ndaj disa deklaratave të fundit të deputetit Izet Mexhiti, të cilat i ka cilësuar si “të pabaza dhe...

Katari denoncon “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera nga Izraeli

Kryeministri i Katarit të hënën denoncoi “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera në Rripin e Gazës nga Izraeli, ku pesë punonjës të...

Aleanca: Deklaratat e Mickoskit, rrezik për stabilitetin – partnerët shqiptarë bashkëfajtorë me heshtje

Shkup – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si “skandaloze”...

Kryekomiti Micko i skërmit dhëmbët vasal Mexhitit!

Nga:Medai Shaholli Në një prononcim të tij lideri i vredistëve Mexhiti ka thënë se lufta e UÇK-së në Kosovë Maqedoni ka qënë luftë e pastër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu