Fordi do të shkurtojë 4,000 vende pune në Evropë e Britani

Ford Motor Co. thotë se do të reduktojë fuqinë punëtore me 4,000 në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit 2027.

Kompania e ka arsyetuar vendimin me presionin nga rritja e konkurrencës dhe shitjet më të dobëta se sa pritej të veturave elektrike, raporton AP.

Ford ka thënë të mërkurën se shumica e shkurtimeve të vendeve të punës do të bëhen në Gjermani dhe do të kryhen në konsultim me përfaqësuesit e punonjësve.

Nga totali i punëtorëve të kompanisë, 2,900 vende pune do të shkurtohen në Gjermani, 800 në Britani dhe 300 në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Ford ka 28,000 punonjës në Evropë dhe 174,000 në mbarë botën.

“Industria globale e automobilave vazhdon të jetë në një periudhë ndërprerjesh të konsiderueshme pasi po kalon në lëvizjen e elektrizuar”, ka thënë kompania në një deklaratë.

Në Evropë, prodhuesit e automjeteve duhet të shesin mjaft automjete elektrike për të përmbushur kufijtë e rinj, më të ulët për emetimet mesatare të dioksidit të karbonit, dhe të përballen me një objektiv afatgjatë të BE-së deri në vitin 2035 për të ulur emetimet në zero, që do të nënkuptonte eliminimin e shumicës së automjeteve me motorë me djegie të brendshme.

Megjithatë, shitjet e automjeteve elektrike kanë ngecur ndër të tjera për shkak se konsumatorët e lodhur nga inflacioni kanë frenuar shpenzimet.

Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se do të reduktojë kohën e punës për punëtorët në fabrikën e saj në Këln, Gjermani, ku prodhon automjetet elektrike Capri dhe Explorer.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu