Fondi Shëndetësor nga nesër në grevë!

Të punësuarit në Fondin e Sigurimit Shëndetësor nga e hëna do të hynë në grevë. Rreziku i uljes së pagave në masën 21% për 831 të punësuarit e këtij institucioni në të gjithë vendin, do të paralizoj pothuajse të gjithë sistemin administrativ-shëndetësor, i cili është i lidhur me pagesat e Fondit. Nga Lidhja e Sindikatave thonë se Ligji për nëpunës administrativ është në Kuvend, por ai vend që të zgjidh problemin me pagat po i zhytë më thellë të punësuarit. Sllobodan Trendafilov tha se pas marrëveshjes për harmonizim të pagave sipas rritjes së pagave minimale në mars të këtij viti, vet Qeveria ka rekomanduar që kjo metodologji të hyjë në fuqi nga marsi i vitit 2025. Ata thonë se po privohen nga e drejta për 12 paga.

“Disa zgjidhje ligjore që po përpiqen t’i përshpejtojnë në Kuvend me flamur Evropian dhe që thonë se janë vendimtare për reformën e administratës, por reforma nuk bëhet në ditët e fundit të mandatit tuaj dhe në ditët e fundit të mandatin e deputetëve për të miratuar ligje të tilla, veçanërisht Ligji për nëpunësit administrativ, që do të thotë se në mars të këtij viti, punonjësit për të cilët zbatohet ai ligj, nuk do të kenë harmonizim të pagave me Ligjin për pagën minimale, përkatësisht nuk do të marrin korrigjim të pagave prej 2.500 denarë”, tha Sllobodan Trendafilov, Kryetar i LSM-së.

Ajo që arritëm të bënim vitin e kaluar me rritjen e pagave, nënshkrimin e kontratës së përgjithshme kolektive dhe rritjen e mëparshme të pagave për punonjësit e sektorit publik, dikush është përpjekur që në fillim të këtij viti ta kontestoj, pra që mos të ketë rritje rroge shtesë këtë vit në Fondin Shëndetësor, që nënkupton madje ulje në masën 21%, tha Trendafilov.

“Greva është një masë jopopullore që punëtorët dhe sindikatat e bëjnë vetëm në një situatë ku nuk kanë rrugëdalje, kur i mbështesin në mur. Kuptohet se ekzistenca e punëtorëve është parësore dhe punëtorët nuk mund të punojnë me 21% ulje pagash dhe janë të vendosur për grevë. Është për të ardhur keq që të gjithë ne do të vuajmë nga ky qëndrim i zyrtarëve, për ta zbatuar këtë ulje të pagave përmes një ‘derë të vogël’ dhe për t’ia hedhur fajin sindikatat. Nuk kanë faj punëtorët që do t’u shkurtohet paga dhe jo se do të grevës për shkak të uljes së pagave. Fajin e kanë ata që krijojnë politikën. Presim që në Bordin udhëheqës të Fondit ata të marrin një vendim të arsyeshëm dhe të mos e lejojnë këtë, dhe të mos bllokojnë funksionimin e Fondit Shëndetësor”, shtoi Sllobodan Trendafilov, Kryetar i LSM-së..

Nga Sindikata thanë se nga e hëna do të funksionojnë vetëm me një person në çdo njësi, për çështjet urgjente, të cilat kanë të bëjnë me paraqitjen e të miturve në sigurimin shëndetësor, rregullimin e sigurimit për të shtruarit në spital, procedimin e dokumenteve për pacientët që me urgjencë duhet të shërohen jashtë vendit. Buxheti vjetor i Fondit Shëndetësor është mbi 46 miliardë denarë ose rreth 750 milion euro në vit, por për pagat e të punësuarave të vet ndan fare pak më shumë se 1% në vit./Alsat.mk

Përgatiti: Adnan Qaili

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu