Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese
Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka zbuluar lidhjet e afërta të kompanive të ndërtimit me kreun e Tetovës, Bilall Kasami dhe deputetin Adnan Azizi. “Lugina e Ujqve e kreut të Tetovës” është titulluar hulumtimi në të cilin fokus kanë qenë Komuna e Tetovës dhe ajo e Zhelinës dhe tenderët e fituar nga kompanitë e afërta me vlerë mbi 6 milionë euro.

Kompania e parë që është favorizuar sipas tyre nga pushteti lokal i Lëvizjes Besa, përkatësisht nga Komuna e Zhelinës është “Murana Kompani” me pronarë Rakip Alii, daja i kreut të Tetovës, Kasami. Për ta thjeshtësuar Alii është pronarë i makinës me të cilën Kasami u paraqit në takimin e fundit të liderëve. “Fokus” pretendon se tenderët e marrë nga “Murana Kompani” i janë besuar këtij subjekti për shkak të lidhjes familjare me kreun e partisë, Bilall Kasami. Kjo kompani ka fituar tenderë edhe në Komunën e Likovës. Në disa projekte për të mos u paraqitur drejtpërdrejtë si kompani, ka qenë nënkontrakto e kompanisë “Bibaj Kompani” nga Tetova.

“Murana Kompani” është partnere e ngushtë e kompanisë “Mujo Ba”, brend që lidhë edhe tre kompani të tjera: “Eko-Peu”, Ereu-Trans” dhe Eko-Enerxhi”. “Mujo-Ba” është kompani në pronësi të Muharrem Mujo Bajramit, “Ereu-Trans” në emër të bashkëshortes së tij Xharije Bajrami ndërsa “Eko-Peu” në emër të vëllait të tij Hazir Bajrami.

Kompanitë e njerëzve që rezultojnë të afërt me Kasamin, Azizin por edhe ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi në dy mandatet e kreut të Tetovës kanë përfituar nga ndërtimi i bulevardeve, rrugëve, trotuareve dhe projekteve tjera infrastrukturore në Tetovë mbi 6 milion euro. Ajo që mbetet dilemë që ngre pikëpyetje juridike është hapja e procedurave tenderuese ku kompanive nuk i është kërkuar përvojë ndërtimore, por vetëm numri i të punësuarve, licenca dhe rezervat e asfaltit në dispozicion. Komuna e Tetovës deri sot nuk është prononcuar për këto dilema. / Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

Fatmir Limani me fjalorin e kurtit “Çon selam” : Apo rrini… jo jo s’po rrijm, ani shkoni e pra!

Ministri Fatmir Limani, nga rradhet e Beses ne VLEN, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale. Në një stil si...

Murseli alarmon: Buteli me 50% shqiptarë, injoron përfaqësimin e drejtë etnik

Këshilltari në Komunën e Butelit, Armend Murseli, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përfaqësimin etnik të të punësuarve në administratën komunale. Në seancën e...

SHBA paralajmëron Iranin: Mos i afroheni anijeve amerikane në kurs përplasjeje

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të shmangur veprime të rrezikshme...

Rinumërohen mbi 99% e kutive, Kurti në mesin e katër kandidatëve të VV-së me humbjen më të madhe të votave

Rinumërimi i votave po shkon drejt përfundimit. Deri më tani janë rinumëruar 99.18 për qind e vendvotimeve, ndërsa procesi pritet të përmbyllet gjatë mbrëmjes...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu