“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

Ikona gjermane Lothar Matthaus beson se Hansi Flick mund të ringjallë ditët e Barcelonës së Pep Guardiolës. Pas një stuhie 24 orëshe në Kataloni, Flick pritet që të emërohet si trajner i ri i Barcelonës gjatë ditëve në vijim. Xavi Hernandez do të drejtojë ndeshjen e tij të fundit në krye të Barcelonës gjatë këtij vikendi, me ish-reprezentuesin spanjoll i cili u shkarkua pas bisedës me presidentin e klubit, Joan Laporta.

Flick tani është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e blaugranasve dhe Laporta po bën të pamundurën për ta zgjidhur sa më shpejt këtë situatë. Përkundër një aventure zhgënjyese në krye të Gjermanisë, duke përfshirë eliminimin ne fazën e grupeve në Botërorin e vitit 2022, dy titujt e tij të Bundesligas dhe kurora e Ligës së Kampionëve me Bayern Munich, e bëjnë Flick një trajner të mirë. Teksa mungon vetëm njoftimi zyrtar, Matthaus e ka mbështetur Flickun drejt ‘ringjalljes’ së Barcelonës, duke krahasuar stilin e tij të lojës me atë të Guardiolës kur Barcelona e periudhës 2008-2012 fitoi të gjithë titujt e mundshëm.

“Stili i Hansit i përshtatet Barcelonës. Me Guardiolën, Barcelona ishin spektakolar dhe luajtën futboll të mrekullueshëm, me Hansin mund ta rikthejnë atë magji”, ka thënë Matthaus për Bild. Barcelona nuk mund të përfudnojë më poshtë ose më lartë se pozita e dytë në La Liga këtë sezon, teksa Xavi do t’i udhëheq ata për herë të fundit ndaj Sevillës më datë 26 maj./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu