FILLOI SEANCA PLENARE PËR ZGJEDHJEN E QEVERISË

Shkup, 22 qershor- Në Kuvend ka filluar seanca plenare për zgjedhjen e qeverisë së propozuar nga mandatari dhe lider i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Mickoski pritet të sqarojë programin dhe propozimin për përbërjen e qeverisë, pas së cilës duhet të fillojë debati për propozimin.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca është paraparë të zgjasë më së shumti dy ditë, përkatësisht të përfundojë më së voni deri në mesnatën e nesërme. Qeveria do të zgjidhet nëse pro votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Më 18 qershor, pas dorëzimit të propozimit për përbërjen e qeverisë, Mickoski tha se pret që diskutimi të përfundojë deri në mesnatën e së dielës dhe të fillojnë punën nga e hëna. Ai paralajmëroi një luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe zero tolerancë për këdo që kryen keqpërdorime, pavarësisht se nga cila parti vjen.

Qeveria e re do të ketë gjithsej 20 ministri, katër më shumë se më parë. Qeveria do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol. Mickoski do të ketë pesë zëvendës pra zëvendëskryeministra dhe njëri prej tyre do të jetë “zëvendëskryeministër i parë”. Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni Vlen dhe dy nga ZNAM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu