Filloi protesta e Sindikatës së pavarur për shëndetësi

Sindikata e pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale sot para Shtëpisë së punëtorëve filloi protestën e paralajmëruar për punësim jo selektiv, harmonizim të pagave konform Ligjit për pagën minimale dhe rritjen e koeficienteve si shtesa në pagë.

“Me protestën dëshirojmë të shprehim pakënaqësinë tonë për aneksin e panënshkruar të Marrëveshjes kolektive dhe të theksojmë pashmangshmërinë, apo domosdoshmërinë e nënshkrimit të saj menjëherë pas formimit të qeverisë së re“, tha Lubisha Karanfillovski.

Protesta me moton “Shëndetësia në protestë për pagë” nga Shtëpia e punëtorëve do të vazhdojë deri te Ministria e Shëndetësisë ku janë paraparë deklarata të kryetarit të Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, Lubisha Karanfillovski dhe kryetarit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov.

Protesta është mbështetur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu