Fillkov për Këshillin Gjyqësor: Ai duhet të jetë organ i pavarur

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, duke folur për situatën në Këshillin Gjyqësor thekson se ai duhet të jetë organ i pavarur i cili në vendime do të udhëhiqet nga përgjegjësia disiplinore individuale e anëtarëve të Këshillit.

“Duhen reforma si akte, veprimtari specifike, por edhe si ndryshim i mënyrës së vëzhgimit dhe perceptimit. Këshillin Gjyqësor e shohim si një organ tërësisht të pavarur, vendimet e të cilit udhëhiqen pikërisht nga përgjegjësia individuale disiplinore e anëtarëve të Këshillit. Ne i bëjmë thirrje profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre ndaj paradigmave ligjore dhe kjo reformë është në këtë drejtim. Prandaj, ne po iniciojmë arritjen e pavarësisë që do të vijë nga vetë gjykatat dhe prokurorët, që ata të zgjedhin anëtarët dhe të mbajnë përgjegjësi morale, profesionale dhe ligjore në atë zgjedhje. Këshilli Gjyqësor nuk duhet të ndikohet nga propozimet e qeverisë, parlamentit apo presidentit. I japim hapësirë, tani Këshillit Gjyqësor, me vendime të pavarura, së pari për përbërjen e tij, të konfirmojë pavarësinë e tij. Edhe ne kemi dhënë kohë, por ende nuk ka asnjë përgjigje, propozim apo vendim nga ana e tyre. Besoj se përgjegjësia individuale do të ketë një efekt shumë më të madh se përgjegjësia kolektive, e cila mund të na fusë në një labirint të rrezikshëm nga i cili do të jetë e vështirë të dalim. Por për momentin të gjitha zgjidhjet janë në tavolinë dhe ne jemi në kërkim të më të mirës”, ​​thotë Filkov në një intervistë për Veçer.

Lidhur me pyetjen, nëse kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva ka dorëzuar një varg propozimesh për reforma, ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov u përgjigj se deri në këtë moment kjo nuk është bërë, por se shpreson se në periudhën që vijon do të gjendet kohë për dialog.

“Nevoja për reforma është e dukshme. Mosfunksionimin e aparatit gjyqësor e shohin dhe e ndiejnë qytetarët, sidomos ata që janë në vetë sistemin, në thelb dhe ligjërisht. Kërkohen reforma që i referohen konkretisht punës së Këshillit Gjyqësor, gjë që e pamë edhe gjatë vlerësimit dhe rritjes së transparencës së procedurave disiplinore. Disa nga këto reforma tashmë janë planifikuar dhe çfarë do të zbatohet do të varet nga analiza e funksionalitetit si sistem. Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë nuk është mbajtur takim zyrtar me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, por shpresoj se në periudhën në vijim do të ketë kohë për dialog, thekson Filkov”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Detaje nga aksidenti i autobusit nga Kosova në Gjermani, ky është numri i të lënduarve

Pak minuta pas mesnatës, një aksident i rëndë trafiku raportohet të këtë ndodhur në autostradën A8 pranë Irschenbergut në Gjermani. Siç raportojnë mediat në Gjermani,...

Najçevska: “Unë detyrohem të kërkoj falje, ndërsa Bogojeski mbetet i paprekur për thirrjet raciste”

Shkup, 19 gusht 2025 – Akademikja dhe aktivistja Maja Najçevska publikoi një kërkesë publike për falje drejtuar Petar Bogojeskit, pas kërkesës ligjore të bërë...

Lajm i madh nga samiti i Uashingtonit – Çfarë pritet tani?

Një takim i rëndësishëm mes Presidentit amerikan Donald Trump, Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe liderëve evropianë, përfshirë Kancelarin gjerman Friedrich Merz, është mbajtur të...

Lavrov “përmbys” thashethemet: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

Rusia nuk ka synuar kurrë thjesht të pushtojë territore në Ukrainë, qoftë në Krime, Donbas apo Novorosia qëllimi i saj ka qenë të mbrojë...

Ben Blushi:🇦🇱 Shqipëria dhe kriptomonedhat: Pse nuk na lejohet të blejmë Ethereum, Bitcoin apo XRP?

Prej muajsh qytetarët shqiptarë përballen me një mur të padukshëm: bankat vendase refuzojnë transferat drejt platformave që shesin kriptomonedha. Një qytetar që tentoi të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu