Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e vendit, vlerëson kreu i opozitës Venko Filipçe. Sipas tij, përveç që ka ngecje në disa fusha, ka edhe regres në disa të tjera.

“Ndodhi ajo për të cilën paralajmëruam. VMRO-DPMNE-ja arriti që për një vit e gjysmë të na fusë në një grup me Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën, me Moldavinë, me Ukrainën. Këto janë vende që të fundit e nisën rrugën e euro-integrimeve. Ishim duke ecur paralelisht me Shqipërinë por e shohim sesi tani Shqipëria me hapa të mëdha shkon përpara dhe cilat janë parashikimet. Për fat të keq, ne përveç që kemi ngecur, në disa sfera kemi edhe kthim pas”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Filipçe thotë se raporti konstaton se nuk ka përparim në asnjë fushë. Edhe aty ku ka pasur lëvizje teknike, Filipçe thotë se nuk ka pasur rezultate.

“Komisioni ka vlerësuar se nuk ka përparim në pjesën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore. Pavarësia gjyqësore mbetet e ngulfatur nga ndikimet politike, përfshirë edhe presione të Kuvendit ndaj Këshillit gjyqësor. Zbatimi i strategjisë për reformën e gjyqësorit 2024-2028 vonon. Përpjekjet antikorruptive kanë ngecur dhe është vërejtur se nuk ka përparim”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Komisioni Evropian publikoi raportin një ditë më parë, kurse në orët e pasditës, ambasadori Mikalis Rokas ua dorëzoi atë autoriteteve vendase. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha se në takim me Rokas, ka shprehur vlerësimet e saja përfshirë edhe nevojën që vlerësimi të bazohet në Kriteret e Kompenhagës dhe jo në kushtet politike me të cilat vendi është përballur për dy dekada.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu