Filipçe: Operacioni më kompleks do të jetë reformimi i mentalitetit në LSDM

“Operacioni më kompleks në tërë këtë sistem do të jetë reforma e mentalitetit në LSDM”, thotë kryetari i ri i partisë Venko Filipçe. Sipas tij, në parti përgjithësisht ka komunikim të keq të brendshëm mes njerëzve dhe fraksionizëm. Për këtë arsye ai propozon takime shumë më të shpeshta të kryesisë me anëtarësinë nëpër organizatat komunale.

“Mendoj se me këtë qasje, në të cilën do të jemi shumë shpesh në terren, do të flasim me të gjithë dhe me çdo kënd, do të përfshihen sa më shumë njerëz në ndërtimin e politikave, do ta shndërrojmë partinë në një parti efikase, e cili do të sjellë politika në interes të të gjithëve”, tha Filipçe.

Lidhur me akuzat se procesi zgjedhor në parti ka qenë jolegjitim, Filipçe konsideron se është fyerje për anëtarët që dikush mendon se dikush mund të ndikojë në mënyrën se si do të votojnë.

“Në fakt, të gjithë kandidatët kundërshtarë humbën edhe në organizatat komunale të tyre. Edhe unë e kuptoj atë situatë, e di që përfshihen emocionet, ishte fushatë, zgjedhje, njerëzit kanë pritshmëri të ndryshme. Unë jam një person që kam një kapacitet shumë të gjerë demokratik, jam i gatshëm të vuaj nga kritika, të modeloj politikat dhe mendimet e mia nën ndikimin e kritikave dhe opinioneve të tjera, të bëj një platformë të gjerë”, tha Filipçe.

Për afërsinë e tij me ish-kryeministrin e LSDM-së, Zoran Zaev, Filipçe pohon se ka një plan autentik për ta udhëhequr këtë parti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu