Filikov: Ekstradimi i Gruevskit do të kërkohet kur të krijohen kushtet

Në pyetjet e gazetarëve nëse do të kërkohet ekstradim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, Filkov u përgjigj se të gjitha rastet e ekstradimit monitorohen me kujdes dhe kur të krijohen kushtet do të kërkohet ekstradimi, por jo me tendencë ndaj një personi të caktuar, por për këdo që ndodhet jashtë vendit dhe është lëshuar urdhër ndërkombëtar,

“Ministria e Drejtësisë i ndjek të gjitha rastet me shumë vigjilencë dhe nuk bën përjashtim Nikolla Gruevski për të cilin kërkohet ekstradimi. Kërkesa e fundit për ekstradim është e vitit 2019 për të gjitha procedurat për të cilat është lëshuar urdhër. Kërkesa për ekstradim të Nikolla Gruevskit u refuzua nga Hungaria me arsyetimin se Gruevskit i është dhënë azil dhe sipas ligjit të tyre personi nuk mund të ekstradohet në shtetin nga ka ardhur. Dhe në këtë rast, si në të gjitha rastet e tjera të ekstradimeve, po ndiqen me kujdes dhe kur të krijohen kushtet, ne do të kërkojmë ekstradimin, por jo për një person specifik, por për të gjithë ata që janë jashtë vendit dhe me urdhër të lëshuar ndërkombëtar”, tha Filkov.

Ministri sot se ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm. Siç ka sqaruar ai, këto dy kërkesa janë dorëzuar në Ministrinë e Kosovës dhe pritet përgjigje.

Ai ka përmendur se për personat Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq është kërkuar ekstradim nga Republika e Kosovës për herë të parë më 15 mars 2013, por është refuzuar.

Siç ka treguar ai, më 8 tetor 2021 është marrë njoftim nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës se Ismailoviqit i është refuzuar ekstradimi dhe për Demirin nuk ka pasur përgjigje.

Ndryshe, ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është arratisur në Hungari në vitin 2018, pas ndjekjes nga organet gjyqësore maqedonase për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai është dënuar me 14 vjet burgim për gjashtë vepra penale, disa prej të cilave janë vjetërsuar për shkak të ndryshimeve të Kodit Penal, me të cilat u zvogëluan dënimet dhe vjetërsuan veprat penale./Portalb.mk.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović...

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu