Fetai: Pas skenarit për bindjen e Taravarit për dalje nga Qeveria, qëndron Artan Grubi

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në intervistën e fundit në Alsat, për herë të parë ka shpalosur se pas skenarit për ta bindur Taravarin të del nga Qeveria, qëndron Artan Grubi.

“Kemi informata që Artan Grubi është i përfshirë në këtë skenar dhe ka pasur komunikime. Skenari ishte që të shkaktohet krizë politike brenda shumicës parlamentare që të shkaktohen menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendi të shkojë në zgjedhje të dyfishta. Zbatimi i këtij plani tejkalonte përmes ASH-së dhe BDI-së, në këmbim të këtij shërbimi që i bëhet Ali Ahmetit dhe BDI-së për t’u rikthyer në Qeveri, ASH-ja do të ishte dashur të përfitonte 6 komuna – siç është Likova, Saraji, Tearca, Vrapçishtin, Gostivarin dhe Strugën. Pra, çmimi i rikthimit të Ali Ahmetit, ishte dhënia e këtyre gjashtë komuna Taravarit”, u shpreh Fetai.

Sipas tij, shtrëngimi i duarve mes Taravari dhe Ahmetit, nuk ka qenë i rastësishëm, ka qenë pjesë i një plani të normalizimi hap pas hapi të ngadaltë të bashkëpunimit të hapur mes BDI-së dhe ASH-së.P

Fetai shtoi se ai përfaqëson Aleancën për Shqiptarët. Ai shtoi se ashtu si në fushatë zgjedhore, si pas zgjedhjeve, ai vazhdon të përfaqësoj ASh-në, me hise të barabartë si brenda VLEN-it ashtu edhe në Qeveri.

“Ne përfaqësojmë 107 mijë vota që janë fituar si antipod i BDI-së me premtimet se do ta dërgojmë BDI-në në opozitë dhe do e sjellim ndryshimin për shqiptarët, pas 22 vite keqqeverisje, keqpërdorim, me korrupsion, kompromise me çështjet shqiptare. Vazhdojnë të jemi aty me grupin parlamentar të VLEN-it, me të gjitha pozicionet e ruajta. Asgjë nuk ka ndryshuar Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë pjesë e qeverisë, ndërsa nga VLEN janë larguar një grup i vogël që janë rreth kryetarit Taravari, që kanë vendosur t’i shërbejnë BDI-së”, tha Fetai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mega-skandal energjetik: Vetëvendosje kap KOSTT-in – çdo pozicion kyç nën kontrollin e qeverisë

Kapja e institucioneve publike në Kosovë po arrin përmasa shqetësuese. KOSTT, institucioni kryesor i sistemit energjetik në vend, është vënë thuajse tërësisht nën kontrollin...

Intervista me kryeparlamentarin Afrim Gashi: VLEN as nuk është “plagosur” dhe as nuk ka pësuar “tërmet”

Intervista e kryeparlamentarit Afrim Gashi. NOVA: Është më se e arsyeshme që këtë intervistë me ju ta fillojmë me aktualitetin politik më të nxehtë –...

Shaholli: Kredia 6 miliard euro nga Britania e Madhe për “Severnën”!

Ky është Baroni i Kërçovës që "mori" 6 miliardë euro kredi për ta rigjeneruar ekonominë e "državës", ku sipas tij ky është një investim...

Deshqiptarizimi i Institucioneve Vazhdon nga VLEN-VMRO – Nga 50 të Punësuar në REK Oslomej, Asnjë Shqiptar!

Deshqiptarizimi i institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut po vazhdon me ritme alarmante edhe nën qeverinë e re Vlen–VMRO. Në listën e fundit të...

Vazhdon deshqiptarizimi nga qeveria VLEN-VMRO: Në 10 institucione punësohen 205 maqedonas dhe vetëm 2 shqiptarë

Në një analizë të fundit të punësimeve dhe avancimeve në disa institucione shtetërore të rëndësishme, rezulton se nga gjithsej 205 vende pune të reja,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu