Fetai: Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika

Shkruan: Arben Fetai

Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika. Çdo votë shqiptare për të është votë e djegur. Bujar Osmani e ka mbajtur anën e Vuçiçit dhe ka shtrënguar duartë me Lavrovin sepse ai synon pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ku i duhet përkrahja e Serbisë dhe e aleatëve të saj.

Këtë e dëshmon edhe shtyerja nga ana e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut e afatit për dorëzimin e kandidaturave nga shtetet anëtare për një muaj shtesë, edhe atë deri më 25 prill, pra një ditë pas zgjedhjeve presidenciale.

Si kryesuese aktuale e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, MPJ-së së Maqedonisë së Veriut i ka ra hise të pranojë kandidaturat për pasuesin e Majlinda Bregut, e cili e kryen mandatin e saj në fund të vitit. Bujar Osmani e ka keqpërdorur kryesimin e tij të këtij mekanizmi për t’iu përshtatur agjendës së tij deri në humbjen e tij të sigurt përballë Arben Taravarit natën e 24 prillit.

Por as ky plan nuk do t’i ec Bujarit. Ai mund të dorëzojë kandidaturën e tij prej humbësi më 25 prill, por qeveria e re e VLEN nuk do të përkrahë nominimin e tij në Bordin e korrikut të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Nuk kam asnjë dyshim se nominimi i tij do të bllokohet edhe nga Qeveria e Kosovës.

Bujar Osmani sigurisht se e ka përkrahjen e Vuçiçit dhe të Dodikut, por Qeveria e VLEN dhe ajo e Vetëvendosjes nuk do të lejojnë që të përfaqësohen nga ata që e shkelin interesin kombëtar duke u shitur te Vuçiçi për një karrigë të ndyrë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kina ndalon dorezat e fshehura të dyerve në makinat elektrike për arsye sigurie

Autoritetet kineze kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e dorezave të fshehura të dyerve në makinat elektrike, duke i konsideruar ato të rrezikshme në raste...

Donald Trump kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Harvard University

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar zyrtarisht 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, duke e akuzuar për dështim në trajtimin e antisemitizmit...

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu