Fronti Europian: Mos e prekni gjuhën shqipe! Këto janë skenare provokimi

Fronti Europian ka reaguar ndaj daklaratave politike të partive në pushtet dhe ndaj deklaratës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, për “heqje të dilemave” për Balansuesin dhe ligjin e gjuhëve.

Nga Fronti Europian këto deklarata i quajnë provokuese dhe të motivuara politikisht.

Reagimi i plotë:

Lojrat me gjuhën shqipe dhe balanserin janë skenare të qëllimshme të pushtetit për provokim.

Pas deklaratave politike nga VMRO, ZNAM dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë kundër Balancuesit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, sot dëgjuam edhe një deklaratë shqetësuese nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, për gjoja “heqje të dilemave” për Balansuesin dhe ligjin e gjuhëve, të cilën e shohim si të motivuar politikisht.

Hapja e temave të këtilla dhe çdo vendim eventual në drejtim të cënimit të mekanizmave dhe të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, nuk është asgjë tjetër veçse rikthim i Maqedonisë së Veriut në kohën para Marrëveshjes së Ohrit. Këto deklarata dhe veprime, janë skenaret e vërteta për destabilizim të vendit dhe tregojnë qartë se kush janë ata që dëshirojnë dhe provokojnë tensione.

Duam t’i rikujtojmë pushtetit aktual se këto tema nuk kanë dilema dhe janë mbyllur edhe me amendamentet kushtetuese edhe me ligjet e tjera në fuqi, të cilat janë votuar me shumicë të dyfishtë dhe absolute, nga përbërje të ndryshme parlamentare ku kanë participuar të gjjtha partitë më të mëdha maqedonase.

Dilemat eventuale janë konsumuar dhe zgjidhur në institucionin më të lartë ligjvënës, në Kuvendin e RMV-së dhe shumica dërmuese prej tyre me koncensus politik dhe me miratim të ekspertëve të fushatës. Për të gjitha këto arritje që i siguruan vendit kohezionin ndëretnik, barazinë e bashkësive etnike dhe qytetarëve në përgjithësi, si dhe të ardhmen euro-atlantike, garantues janë edhe faktori ndërkombëtar, SHBA-të dhe vendet anëtare të BE-së.

Njëkohësisht ju bëjmë thirje partive shqiptare që pa legjitimitet hyjnë në këtë Qeveri monoetnike të tërhiqen nga kjo aventurë dhe të kuptojnë se aty janë vetëm për tu shërbyer projekteve antishqiptare duke i aprovuar ato me heshtjen dhe servilizmin e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu