FC Shkupi bëhet me sponsor të ri

FC Shkupi sot përmes një konference për media ka prezantuar sponsorin e ri gjeneral. Bëhet fjalë për një kompani nga Qipro që merret me biznese hotelerie me emrin “Pasha Group”.

Kryetari i klubit të Çairit, Olgun Aydin, së bashku me një përfaqësues nga sponsori i ri gjeneral konfirmuan bashkëpunimin e tyre, duke thënë se Shkupin e presin ditë të mira.

“Dua të falënderoj kompaninë “Pasha” për fillimin e bashkëpunimit të ri. Ky sponsorizim është një hap i madh për ne dhe për futbollin në Maqedoni dhe është një nga sponsorët më të mëdhenj që hyn në Maqedoni tek një klub. Gjithashtu, ne planifikojmë të punojmë për një projekt të ri së bashku me ta, në mbështetjen e shtetit”, ka thënë Olgun Aydin.

Sponsor i ri i Shkupit, kompania “Pasha Group”, është edhe sponsor i disa klubeve të mëdha turke si Fenerbahçe, Beshiktash, Trabzonspor, Goztepe, Konya, Antalia dhe të tjera.

Skupi sezonin e kaluar garues e mbylli në vendin e tretë. Megjithatë, deri në momentin e fundit skuadra nga Çairi ishte në garë për titull, teksa me të njejtat ambicie Shkupi hyn edhe në sezonin e ri që do të nis këtë fundjavë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

“Serbia më afër familjeve shqiptare me aminin e Bujare Abazit”

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi,...

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu