Fazliu e lumtur me të bronztën po thotë se synon më shumë në të ardhmen

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka thënë se është e lumtuar që ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe njëkohësisht ka theksuar se i duhet të punojë për të arritur edhe më shumë në të​​​​​​​ ardhmen.

Të martën Fazliu e ka mposhtur xhudisten kroate, Katerina Kristo, duke i dhënë Kosovës medaljen e dytë olimpike, pas asaj të argjendtës të fituar nga Distria Krasniqi.

“Jam shumë e lumtur. Kemi qenë shumë të përgatitura. Me rëndësi është që medalje kam marrë. Medalja olimpike është diçka shumë e madhe”, ka thënë Fazliu për RTK. “Majlinden e kam pasur gjithmonë afër, pastaj Toni që jam me të prej që kam qenë e vogël”

Edhe pse e kënaqur me këtë sukses, Laura ka treguar ambicien për të ardhmen. “Tash duhet të kthehem dhe të punoj më shumë dhe të shpresoj që të arrij edhe medaljen e artë”, ka theksuar ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump premton të ndreqë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Gjatë një publikimi në Truth Social, ku ka folur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, ai ka shkruar disa rreshta pikërisht për Kosovën Presidenti amerikan,...

Irani mund të ketë përdorur raketë hipersonike në sulmin ndaj Haifës

Agjencia iraniane Fars shkruan se Irani përdori raketat Emad, Qader dhe Khaybar Shekan në sulmet ndaj Haifës dhe Tel Avivit Irani përdori të paktën një...

Izraeli pretendon se ka vrarë Shefin e Shtabit të Houthive al-Ghamari në Jemen – rebelët: Tentativa dështoi!

Izraeli pretendon se ka vrarë Shefin e Shtabit të Houthive në Jemen, Mohammed al-Ghamari – rebelët mohojnë: Tentativa dështoi Tel Aviv / Sana’a – Ushtria...

IRANI GODET ME SULME MASIVE IZRAELIN

IRANI GODET ME SULME MASIVE IZRAELIN / QIELLI I IZRAELIT BEHET FLAKE NGA RAKETAT BALISTIKE IRANIANE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu