Fatmir Limani flet për akuzat për vëllanë drejtor: Është emëruar nga Qeveria e kaluar, por do të jetë drejtori i parë i shkarkuar nga unë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në një prononcim për media foli edhe për akuzat për nepotizëm, për vëllanë drejtor. Limani tha se nuk e ka emëruar ai, por është emëruar nga Qeveria e kaluar. Tutje, siç bëri të ditur, vëllai i tij do të jetë drejtori i parë i shkarkuar nga ai, sapo të gjendet një kuadër tjetër.

“Akuza do të ishte e qëndrueshme nëse do ta kisha emëruar unë. Ai është i emëruar ka 2 vite në atë pozitë. Janë emërime nga Qeveritë që janë me mandat 4 vjeçar. Ne përpiqemi të gjejmë kuadër tjetër i cili i plotëson kushtet, dhe do të jetë njëri nga drejtorët e parë i cili do të shkarkohet nga unë. Mund të flasim për nepotizëm nëse emërimin do ta kisha bërë unë”, u shpreh ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu