Familjari i Viktimave të Spitalit Modular të Tetovës: Gjykata po zvarrit rastin, Prokuroria e heshtur, ja kush ka përgjegjësi

Emshi Ibin, familjari i dy viktimave të tragjedisë së spitalit modular të Tetovës, ka reaguar publikisht ndaj zvarritjeve të vazhdueshme nga Gjykata e Tetovës dhe ndaj mosinteresimit të Prokurorisë Publike për këtë rast, përcjell INA.

Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Ibin shprehet se këto vonesa janë metoda të njohura të sistemit gjyqësor në Maqedoni, të cilat vjetrojnë qëllimisht lëndët dhe i lënë fajtorët të pandëshkuar. Ai gjithashtu akuzon ish-koalicionin qeveritar BDI-LSDM për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në ndërtimin e spitaleve modulare pa standarde evropiane, gjë që rezultoi në tragjedinë e rëndë.

“Zvarritjet dhe mungesa e drejtësisë vetëm sa nxisin më tej krimin dhe korrupsionin në vend. Këto metoda jo vetëm që pengojnë drejtësinë, por edhe e inkurajojnë fajtorin të vazhdojë i pandëshkuar,” tha ai.

Emshi Ibin i bën thirrje qeverisë aktuale dhe Ministrisë së Drejtësisë që të ndërhyjnë dhe të sjellin drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Ai paralajmëron se në rast të mosveprimit, qytetarët do të jenë të detyruar të organizojnë protesta dhe të shprehin mosbindje qytetare.

“Përgjegjësia për drejtësinë është e qeverisë aktuale. Nëse edhe ky rast kalon si të tjerët, atëherë do të detyrohemi të reagojmë me protesta,” theksoi Ibin, duke shprehur shpresën që apeli i tij të mos hasë në vesh të shurdhër.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

Radoiçiçi, gazetarët dhe grusht-shteti: Çka tha presidentja Osmani?

Presidentja e Kosovës thotë se hetimet e autoriteteve nuk kanë pasur për objekt gazetarët, por strukturat kriminale të Serbisë, që pastaj kanë rezultuar në...

FSK pranoi dronët Puma nga SHBA, flasin njohësit – japin sinjale pozitive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar fluturaket pa pilot të tipit AeroVironment RQ-20 Puma,...

Vuçiç i quajti eurodeputetët “fundërrinat më të këqija”, Brukseli gati të marrë vendimin drastik ndaj tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ndezur polemika të forta pas deklaratave fyese ndaj eurodeputetëve të Partisë së Gjelbër Evropiane, të cilët i quajti...

Zeqirija Ibrahimi jep lajmin e mirë: Avokati i njohur Memet Seferi, kandidat për komunën e Vrapçishtit

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka dhënë lajmin e mirë për qytetarët e Komunës së Vrapçishtit. Kësisoj, me propozim të degëve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu