Bujar Bajrami shpërthen pas deklaratës së Kasamit: Nacionalizmi nuk është turp, është vlerë hyjnore!

Shkup – Deklarata e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, para liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinion. Kasami tha se në disa raste ka “rënë pre e BDI-së” dhe se është dukur “si nacionalist”.

Ky justifikim i Kasamit u raportua nga mediat, përfshirë edhe Tv Shenja, që publikoi videon nga ngjarja.

Megjithatë, reagimi i fortë ka ardhur nga Bujar Bajrami, i cili e sheh nacionalizmin jo si problem, por si vlerë.

“Ç’të keqe ka të jesh nacionalist? Të duash kombin tënd, të ruash vlerat e asaj që je dhe që i përket, të mbrosh identitetin tënd kur të tjerët ta cënojnë, nuk është diçka e keqe, por është hyjnore. Pse kaq frikë, pse kaq nënshtrim, pse kaq distancim nga identiteti kombëtar vetëm se ‘padroni’ ju quan nacionalist?”, shkruan Bajrami.

Ai shton se nacionalizmi nuk rrezikon askënd, por është mbrojtje e natyrshme e kombit:
“Të jesh nacionalist nuk rrezikon askënd, thjeshtë mbron me fanatizëm atë që të përket ty. Nacionalizmi është vlerë, nuk është naivitet e prapambeturi. Marrëdhëniet ndëretnike nuk kultivohen duke hequr dorë nga identiteti kombëtar, por duke e dashur dhe respektuar tënden, e duke respektuar edhe të tjerët.”

Në përfundim, Bajrami akuzon politikanët shqiptarë se me këtë qasje po tentojnë “t’i zhveshin shqiptarët nga ndjenja e nacionalizmit” dhe t’i shndërrojnë në “mall shitjeje për hesapet e enklavave sllave”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu