Kancelari gjerman Friedrich Merz kritikon ashpër veprimet e Izraelit në Gaza: “Është e papranueshme”

Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane në kuadër të verës politike, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka shprehur pakënaqësinë e tij të thellë ndaj mënyrës se si po vepron qeveria izraelite në Rripin e Gazës.

“Mua nuk po më pëlqen më prej shumë javësh ajo që po bën qeveria izraelite në Gaza,” deklaroi Merz, duke theksuar se këtë qëndrim e ka ndarë drejtpërdrejt me kryeministrin izraelit në dy takime të fundit dhe në bisedat telefonike mes tyre.

Ai e quajti situatën aktuale në Gaza “të papranueshme” dhe bëri thirrje për një zgjidhje afatgjatë, të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Shpresoj që ne, evropianët së bashku me amerikanët, të mund të gjejmë një zgjidhje që në fund garanton zbatimin e parimit të dy shteteve. Palestinezët e kanë këtë të drejtë – të kenë një hapësirë ku mund të jetojnë,” theksoi kancelari gjerman.

Deklarata e Merz vjen në një moment të tensionuar ndërkombëtar, ku veprimet e Izraelit në Gaza kanë ngjallur reagime të ashpra në mbarë botën, përfshirë edhe nga aleatë të ngushtë perëndimorë.

Kjo deklaratë e hapur e një lideri të një prej vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian pritet të ketë ndikim si në opinionin ndërkombëtar, ashtu edhe në presionin diplomatik ndaj Izraelit për të rishikuar qasjen e tij ndaj popullsisë palestineze dhe konfliktit në përgjithësi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu