EShS: deri në vitin 2070, RMV rrezikon të mbetet me vetëm 500 mijë banorë

Ekspertët po paralajmërojnë për një krizë demografike të thellë që mund të rrezikojë vetë ekzistencën e Maqedonisë së Veriut!

Sipas të dhënave alarmante të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, në vend janë lindur 3.526 foshnje, ndërsa kanë vdekur 5.398 persona. Kjo do të thotë se numri i lindjeve po bie, ndërsa i vdekjeve po rritet, duke krijuar një rënie natyrore prej 1.872 banorësh.

Situata bëhet edhe më dramatike kur shihen të dhënat për martesat: numri i tyre ka rënë për 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas projeksioneve të Entit të Statistikave, nëse ky trend vazhdon, deri në vitin 2070 popullsia mund të zbresë në vetëm 500.000 banorë – një shifër që kërcënon tërësisht të ardhmen e vendit. Ndërrohen qeveritë, ndërrohen prioritetet, por pa veprime të menjëhershme, Maqedonia rrezikon të shndërrohet në një vend të boshatisur!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu