Escobar zëvendësohet me Kasanof për Ballkanin Perëndimor

Gabriel Escobar është zëvendësuar nga Alexander “Sasha” Kasanof në postin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Kasanof është një diplomat me një histori të zbatimit të politikës amerikane që synon dobësimin e ndikimit rus në shtetet ish-sovjetike. Ai u shpërblye për kontributin e tij gjatë Revolucionit Maidan dhe luftës në Ukrainë. Sipas të dhënave të disponueshme, Kasanof është një pasardhës i emigrantëve polakë që u larguan nga Varshava për në Amerikë, për t’i shpëtuar pushtimit rus.

Në biografinë zyrtare të Departamentitvtë Shtetit të, të dërguarit të ri për Ballkanin Perëndimor, thuhet se Kasanof është zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor, si dhe zëvendësndihmës sekretar për shtyp dhe diplomacinë publike në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike

Më parë, se të merrte këtë detyrë ai shërbeu si Asistent Ekzekutiv i ish Nënsekretares për Çështjet Politike Victoria Nuland dhe ishte Ushtrues i Detyrës së Nënsekretarit për Çështjet Politike .

Po sipas biografisë së tij në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit thuhet se : Detyrat e “Sashës” në Uashington përfshijnë poste të tilla si: Drejtor i Zyrës së Politikave dhe Programeve Globale në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Zëvendës Drejtor i stafit të Sekretarisë Ekzekutive, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Lindore dhe Zëvendësdrejtor i Zyrës për Çështjet e Kaukazit dhe Konfliktet Rajonale”.

Po ashtu thuhet se Kasanof filloi karrierën e tij diplomatike në Dublin të Irlandës, nga ku u dërgua në Ashgabat të Turkmenistanit. Në një buletin të diplomacisë amerikane nga viti 2001, ai deklaroi se detyrat e tij konsullore nuk ishin kurrë rutinë apo të parashikueshme dhe shpesh kërkonin gjykim më të kujdesshëm.

Në vitin 2009, Kasanof kaloi kohë në Kili, ku përmendet në dokumentet e Wikileaks si këshilltar i lartë ekonomik në Ambasadën e SHBA. Sipas një kabllogrami të zbuluar, ai mori pjesë në verifikimin e kandidatëve kilianë për trajnime të specializuara për menaxhimin e rrezikut të cilët erdhën në Uashington për kualifikim.

Detyra e tij më e dukshme ishte në Ukrainë.

Duke shërbyer si këshilltar politik në Kiev deri në vitin 2014, ai mori çmimin James Clement Dunn për punën e tij gjatë Revolucionit Maidan dhe pushtimit rus të Ukrainës. Aktivitetet e tij në Ukrainë u bë me shpërbilimin e titujve në SHBA: gjatë skandalit “Russiagate” në lidhje me ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Ndërsa ishte në Ambasadën e SHBA-së në Kiev, Kasanof mbajti kontakte të ngushta me biznesmenin ukrainas Konstantin Kilimnik, një bashkëpunëtor i lobitistit amerikan dhe republikanit Paul Manafort, i cili kryesoi fushatën presidenciale të Trump në vitin 2016. Manafort kishte lobuar për shumë liderë të huaj, përfshirë ish-presidentin ukrainas Viktor Janukoviç. Skandali shpërtheu në vitin 2020 kur raporti i Senatit gjatë Konventës Kombëtare Demokratike zbuloi se Kilimnik ishte në të vërtetë një agjent i inteligjencës ruse.

Këto pretendime nuk u vërtetuan kurrë dhe Kasanof, kur u mor në pyetje nga FBI, e përshkroi Kilimnikun si një nga burimet më të besueshme të informacionit për Ambasadën e SHBA.

“Ai dha informacion në lidhje me punën e brendshme të administratës së Yanukovych,” i tha Kasanof FBI-së.

Kasanof mban diploma nga Kolegji Kombëtar i Luftës, Shkolla Johns Hopkins e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare dhe Kolegji Hamilton. Ai flet frëngjisht, italisht, rusisht dhe spanjisht.

Ai duket se ka ndjekur gjurmët e babait të tij, një marins amerikan, i cili vazhdoi karrierën e tij si oficer i shërbimit të jashtëm në Departamentin e Shtetit, duke shërbyer në ambasada të ndryshme amerikane jashtë vendit. Një fakt interesant është se gjyshi i Aleksandrit ka lindur në Varshavë dhe emigroi në SHBA si fëmijë në fillim të shekullit të kaluar, kur Polonia ishte një provincë ruse që i nënshtrohej “rusifikimit” intensiv. Në Amerikë, ai u bë bashkëpronar i një zinxhiri restorantesh, por u zhvendos në Shën Petersburg, Rusi, në vitin 1957. Ai u kthye në Nju Jork pak para rënies së BRSS. Ai ishte një mason dhe anëtar i Legjionit Amerikan, një grup veteranësh lufte në SHBA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Takim i nivelit të lartë, Perëndimi koordinon armatimin e Ukrainës

Anëtarët e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), të kryesuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, do të takohen për të diskutuar...

Anulohet paraburgimi për 5 policët, Recaj: Gjykata veproi në kundërshtim me ligjin

Masa e paraburgimit për pesë policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të një 27-vjeçari në Lipjan është anuluar, duke rikthyer çështjen për rivlerësim...

Ekskluzive: Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për Çairin, Rexhepi për Tetovën, ndërsa Sulejmani për Zhelinën.

Arbër Ademi përmes një deklarate për media ka njoftuar se Bujar Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar në Komunën e Çairit,...

“Shembull i solidaritetit”, Osmani falënderon Katarin për ndihmën ndaj invalidëve të luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari,...

Në Shkup dhe disa qytete tjera temperatura deri 41 gradë, nesër deri 42 gradë

Temperatura më e lartë prej 41 gradëve është matur sot në Shkup-Petrovec, Veles, Kavadar dhe Dmeir Kapi, përderisa 40 gradë janë matur në Zajçev...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu