Gazetari Ermal Panduari ka publikuar një fotografi të kryetarit të VMRO-DPMNe, Hristijan Mickoskit dhe Johan Tarçulovski, të dënuarin nga Tribunali i Hagës për krime lufte kundër shqiptarëve në Luboten në vitin 2001.
“Kjo sjell në sipërfaqe një dilemë thelbësore: Si mund të merren parasysh parashikimet për një të ardhme më të mirë për Maqedoninë nga një individ me të kaluar të tillë?”, tha Panduri.
Tutje ai shtoi se Johan Tarçulovski duket se ka kaluar nga fushëbeteja në skenën politike, duke qëndruar pranë Mickovskit duke përfunduar me BRAVO BRE.