Emira Selimi, vajza që ndërtoi një vatër kulture në Qytetin e Alfabetit në Manastir

Pavarësisht shumë sfidave, ajo ka arritur të sjellë në Manastir qindra libra shqip në një bibliotekë që i mungonte qytetit.

Emira Selimi, një vajzë nga Shkupi me plot ambicie, tash e dy vite drejton bibliotekën të cilën e hapi me ndihmën e shumë njerëzve që dhuruan libra.

Biblioteka funksionon çdo ditë dhe është në shërbim të lexuesve të Manastirit.

Për TV21 ajo rrëfeu historinë e hapjes dhe sfidat që ka hasur gjatë këtij rrugëtimi.

Ashtu siç vizitohet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit, ka nisur të bëhet traditë që të vizitohet edhe biblioteka, e cila frekuentohet nga shumë fëmijë shqiptarë të Manastirit.

Prindërit janë shumë falënderues dhe të kënaqur.

Emira zotohet se nuk do të ndalet kurrë dhe do të vazhdojë të kontribuojë për shqiptarët e Manastirit.

Ajo tregon se ka përkrahje të pakursyer nga intelektualë dhe njerëz të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, prandaj është e përkushtuar që këtë bibliotekë ta shndërrojë në një mësimore në gjuhën shqipe, ku të mund të mësohet kultura dhe traditat shqiptare, si dhe historia e Manastirit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adelina Ismaili me koncert për 40-vjetorin e karrierës

40 vite muzikë, 40 vite guxim dhe art, një udhëtim i pasur që vetëm një artiste si Adelina Ismaili mund ta ofrojë. Një karrierë që...

Alarmante: Për dy vjet, 170 policë zhveshin uniformën- shkak pakënaqësia me pagën

Policët e sulmuar nuk morën lëndime serioze, por kur ata bëhen për spital, apo edhe fatkeqësisht vdesin në detyrë, nuk gëzojnë ndonjë sigurim. Kjo është...

I arrestuar nga policia serbe, Spahiu tregon pas lirimit: Jam më i fortë se kurrë

Arbnor Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor të këtij viti, është liruar të enjten në mesditë nga burgu i Serbisë. Lajmin...

Haradinaj i ashpër me VV: Moni more se ju vranë Zoti, ende i kam plagët në trup e me m’thanë mu je me Listën...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj disa zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas tij po i etiketojnë ish-luftëtarët e UÇK-së...

“Nuk e kam pasur në atë kuptim, po më dridhet trupi”, Benita shpreson që shikuesit ta besojnë versionin e saj

Benita dhe Ibro u panë duke diskutuar rreth spektaklit të mbrëmshëm. Gjatë spektaklit u transmetua klipi ku Benita dhe Alba shfaqeshin duke bullizuar Elijonën, si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu