“Elon Musk më ofroi 15 mln dollarë për të mbajtur sekret lindjen e fëmijës së tij”, influencerja zbulon kërkesat e çuditshme të manjatit!

Ashley St Clair, është influencerja 26 vjeçare, e cila pretendon se ka lindur fëmijën e 13 të manajtit, Elon Musk.

Ajo ka thënë për mediat e huaja se Elon Musk është baba i fëmijës së saj tha se ai i ofroi asaj 15 milionë dollarë për të mbajtur sekret lindjen e fëmijës.

VR*U me th*kë SHQIPTARIN pas s*ks*t në makinë, lirohet 17-VJEÇARI italian!
Ashley St Clair, ka zbuluar se Musk i ofroi asaj përveç se 15 mln dollarë edhe një pagë mujore prej 100,000 dollarë derisa fëmija të bëhet 21 vjeç, si pjesë e një marrëveshjeje për të mbajtur sekret lindjen e fëmijës, sipas Wall Street Journal (WSJ).
Musk mendohet të ketë të paktën 14 fëmijë me katër gra.

Sipas 26-vjeçares, ngjizja e Romulus, siç është emri i djalit 7 muajsh që ajo thotë se është fëmija i Musk, ka ndodhur gjatë një udhëtimi për Vitin e Ri.

Ajo pretendon se në takimin e saj me Elon Musk, manajti i thoshte me shaka “duhet të zgjedhim një emër për fëmijën që do të bëjmë, pasi të bëjmë seks për herë të parë”.

Sipas saj, në udhëtimin në fjalë ajo i tha Musk se ndodhej në ditët e saj të ovulimit, ndërkohë që ai iu përgjigj: “Atëherë çfarë po presim?”

Siç raportohet në artikull, negociatat për periudhën e ardhshme u ndërmorën nga menaxheri financiar i Musk, Jared Birchhall, i cili dyshohet se ofroi 15 milionë dollarë në shumën e përgjithshme dhe 100,000 dollarë në muaj në mënyrë që 26-vjeçarja të pranonte kushtet e manjatit.

Mes tyre, sipas Wall Street Journal , Elon Musk kërkoi që fëmija të lindte me ndërhyrje cezariane, duke argumentuar se lindja normale kufizon madhësinë e trurit të të porsalindurit.
Në të njëjtën kohë, thuhet se ai kërkoi që fëmija të mos bëhet synet.

Sakaq pavarësisht kërkesave të Musk, 26-vjeçarja bëri lindje normale, gjithashtu e bëri synet fëmijën pasi ajo është me origjinë hebreje.

Artikulli raporton gjithashtu se një gjykatë e Nju Jorkut urdhëroi kryerjen e testit të atësisë që tregoi se fëmija i 26-vjeçares ka 99,9999% probabilitet të jetë fëmija i Elon Musk.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ismaili i bën “përsëritje mësimi” Xhihan Ahmed-it, kandidates për Konventën e Stambollit

Elfete Ismaili kritikon kandidaten për Komisionin kundër Diskriminimit për deklarata mbi Konventën e Stambollit Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka reaguar publikisht lidhur me intervistën...

Vendimi i zarfave të zi: Rogerti dënohet me televotim të përhershëm, Kejsi përjashtohet nga Big Brother

Zarfat e zi sollën vendim të prerë: Rogerti shkon në televotim të përhershëm, ndërsa Kejsi largohet nga shtëpia. https://www.youtube.com/watch?v=Qol7OL_78zQ https://www.youtube.com/watch?v=6Iebz8H1rLU

Dy zarfa të zi në Big Brother Albania VIP 5 – Brikena pretendon se janë për Rogertin dhe Keijsin

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin...

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar...

Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim, ndonjëherë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu